“””””””””””””
N‘Busavatë, te Fetahajt,
Në vendin ku u linda e u rrita,
Këndshëm rrjedhë rruga e jetës,
Aty më e bukura rrezon drita!
Nëpër Bokë e Kodrobokë,
Gurit të Bregut e te Llanaku,
Dielet n‘Osoj e te Lugu Thanave,
Te Dardha Rrumullake bëhet pikniku.
Te Kroni i Mixhës e në livadhe,
Plot aromë ajo dardha e madhe,
Shkon te kodrina, ku ka lule shumë,
Ku natën ndillet më i miri gjumë!
Dielli hap rreze, natyra gjelbërim,
Era e prajshme të mbush frymëzim,
Zhurma e gjetheve këngën e ndjell,
Kopshti i mbushur ëmbëlsi të sjall.
Mandej në odë kur shtrohet sofra,
Kur qengji i pjekur ndahet në copa,
Kur mirësevini thoshte Fetah Çaushi,
Të kap gëzimi si askund tjetër.
Dhe kohëve të reja ruhet tradita,
Ajo më e mira, ajo më e dëlira,
Dhe me kohën ecet me shkollimin,
Fetahajt tashti gëzojnë përparimin…!