Mallë kam për tokën time
Ku u linda për të pa dritë
Sa më dashuri më fali gëzime
Kjo tokë shih si më ka rritë
Malli për ty nuk mund të shkruhet
As të vizatohet në një fletë
Kur vëj këmbën në tokën time
Nuk ndjëj më asnjë peshë
Jam një zog e liruar nga kafazi
Kur shikon tokën më ngrohet balli
Sytë më mbushën lotë gëzimi
Trupit tim si mbetët fije hidhërimi
Sa mallë kam kur shoh ato bjeshkë
Aty ku ka histori e dhimbje shumë
Ato ngjyra që rrefejnë ndjenja
Ah sa mallë veç kur flas për ju
Më mallë rri kur largohëm toka ime
Nuk të shuan malli asnjë pasuri tjetër
Vetëm ti ke fuqi të jem e gëzuar
Për mallin tënd nuk po shoh as dritë vere
I numëroj ditët që nuk kryhen kurrë
Kur jam në dheun tim koha ka nxitim
Me mallë shuhen edhe kujtimet
Më bartë në shpirt dheu i nënës sime.