Debora e ftohte, sjell heshtjen papritur
Mbyllur rri, porsi fjalet ne nje liber
Prane oxhakut, nata eshte e pafund
Aq sa me fton, te shkruaj mbi nje letër
fleta_s
“”””””””””””””
fleta_s
Kujtime të varfra
si një shkretëtirë e thatë
nëpër zemrat
e mendjet e njerëzve
braktisur
kërkojne oaz,
Sy me lot prej mallit
si një zgavër shkëmbi
grryer prej dallgëve,
pse dashurinë
zemra e ikur
harruar kishte…
o zbrazëti e boshuar
me emrin jetë,
rrënjë ke hedhur
në varfëri shpirti
dhe vuajte
ku dhembja folenë bër’ ka,
në frymë kontiunintesh…!
***
Fjalët sot janë bosh dhe pa limit
Me vepra, në ditare zemre shkruar
Vetëm premtime dhe ikje pa fund
Me shpirtra, në pritje harruar..
Do të pres thonë gith’ dashuritë
Do të kthehem thonë, sa e sa të tjere
Por në ndjenjat e shpirtit nën brinjë
Mbeti jeta një pritje përherë
Diku thanë dashurite; Lamtumirë!
Diku ikën me shprese për t’ u kthyer
Por vitet kalonin pa të pyetur
Bashk’ dashurinë dhe veten gënjyer
Të tjerë deshëm, ndoshta diku’
Të tjerë na deshen, ndoshta përherë
Por jeta ishte e gjithë një kurth
Ku të shumtit i çoi në të tjera dashuri
Dhe shkruan histori, nisur nga Zhulieta
Ndër epoka, kur dashuria ekzistonte
Nëpër ndjenja shpirti mbanin një shami
Ku gjithë jetën, dashurinë gjithkush kujtonte!
***
Nesër ndoshta do më kërkosh
në poezi, a ndonjë kujtim
e do thuash, si nuk pata shpirt
që i mohova zemrës saj, dashurinë
Por vjen një ditë e kthen kokën
në gërmadhat që të shembi jeta
flet me veten duke mbyllur sytë
si munda dhe nuk të desha
Gabimet paguhen dhe me përqindje
kur vret një dashuri të vertetë
të kthen malli në kohën e humbur
dhe thua ç’ më bëre o jetë…!
***
E ndjej shpirtin
në tuat duar,
sikur jam në kahët
e dy shinave,
dhe koha si një tren
i pabindur frenave,
shpirtin do më vrase…!