8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Florika Kotska

Muza ime

Kam ndryshuar Muze,

kam ndryshuar, ta dish mire,

sjam ajo e para

qe kish vec deshire,

bota le te prishej

ti – te ishe mire.

Dhe te binte zjarri,
nga flake rrufeje,
bota ime e madhe,
vin rrotull rreth teje.
Kam ndryshuar Muze,
ti vete me ndryshove,
jashte orbites tende
me dore me leshove,
s’dite apo s’munde,
as vete se kuptove.Mund të jetë një imazh i 2 persona, duke përfshirë Florika Kotska dhe njerëz duke buzëqeshur

Eh moj – Muze,

sa do doja te genjeja,

qe shiun se bie rreja,

sa do doja t’ish genjeshter,

pike e ngrire squhet bresher,

sa do doja te tregoja,

c’mjalte me buron nga goja,

sa do doja ti vazhdoja,

rradhet ne varg ti shtoja,

plumb ne shenje, ne shesh gezhoja,

sa do desha te shpetoja,

si i burgosuri nga rroja,

jeten ne liri – t’a shkoja!

“”””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Florika Kotska dhe duke buzëqeshur

Ju theras

———————————————

Ejjj ejjj – o njerez, me degjoni?

ju te fshatit – buze Jonit,

te Bilbilit e te Gjonit,

ju te fushes, ju te Detit,

ju te Malit, te Perroit,

ju te bijte e Qeparoit.

Hapni deren, se po vij,

te mbledh nje traste, ullinj,

hapni deren, sjam e huaj,

se jam larg e shume e vuaj.

Vij tju gjej, si dite e diel,

ta mbush syne ,plot me diell,

hapni deren, vij si nene,

ta mbush syne, plot me hene.

Hapni deren, thoni erdhi,

permbi gurre shpirti i mbeti,

gjithe dashurine e derdhi,

vajze e lere, ne vale deti.

Hapni deren, mos e mbyllni,

Hapni syte, larg te shini,

ashtu si zakon e kini,

fshatin ananet ta lini,

vini duart – Lart t’a ngrini!!!

“””””””””””””””””””””””””””

Statuje e Akullt

***Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe monument

Mos rri ne shi, me the ate mbremje,

dhe ike cap rrende!

Mos rri ne shi me the

dhe koken se ktheve pas,

une statuje e akullt, qendroja perballe

shikim pa ndare siluetes tende

qe humbi ne kthese,

kembet si ndjeja mbi dhe,

zvarre me moren rrekete,

ne gjoks me mbeti urimi yt,

rruge – te mbare!

Ne shpirt me dhembi

dhembja jote,

mos rri ne shi me the,

me puthe ngadale,

mos rri ne shi,

mos rri ne shi, shi shi shi shi shi,,,,,,

si cange ne koke ,dang dang dang

ajo fjale,

furtunes se ndarjes asaj nate

si vura dot fre,

perdja e muzgut, erdh e m’u perplas

ne fytyre,

ooh c’nate e zeze, c’nate e nxire,

ndarjen pashe,

s’kishte – ngjyre!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.