13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Florika Kotska

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Cast – Lumturie
Keshtu dua,
kete uroj,
e nesermja…
si e sotmja
te me gjeje,
mes vrullesh,
mes vuajtjesh
marramendese,
perzgjedhje vargjesh,
melodish,qe hareshem
skalitin, gdhendin
me dalte floriri
shpirtin tim – prej Kenge!
“”””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Pjata e Fatit
Dua ta ndal
«Mullirin gjigand»
qe bluan Boten,
s’lejoj njeriun te dale
ne ankand,
pjata e fatit nje dite
te shtrohet
ne tryezen time,
ne gurret e mi,
shtepia ime do me thote…
Mirmengjes,
do me ngrohe
dielli – im!
“”””””””””””””””

Zambaku – BLU –
***
Kisha dikur, nje zambak te bukur-Blu,
diku atje mbi shkemb,permbi vale,
tani neper bote humbur, kerkoj kuturu,
e dhimbja me sjell kujtimin,perballe.
U mbyll zambaku Blu – u mbyll,
u mbyll si nje dite, si nje mbremje,
si nje kujtim i vjeter mbeti tek un,
ngulitur thelle, thelle ne mendje.
U mbyll zambaku Blu – u mbyll,
petalet me,nuk ja shoh,
ahhh ne gjirin tim, ketu ta keshe,
me fryme – ta ngroh.
U mbyll zambaku Blu – u mbyll,
Suprine u be, njesh me valen,
s’ja shoh dot me syne, qe cil,
s’ja ndjej me, as avren.
U mbyllem zambaku im – te dy,
u mbyllem brenda shpirtit te njeritjetrit,
prush i pa shuar,mbeti malli im per ty,
zambaku – Blu – zambak i bregdetit!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.