8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Flutra Kuqani Malo

Ese

Mjesi i ksaj dite korriku zbardhi me nji diell te fuqishem e percellues…gjumi me doli heret…u çova me pertese me mbyll pexheret qe gjithe naten i la te te hapuna…e qe nuk percollen nji fije fresk…kontrolloj termometrin ne ora pese te mjesit shenon tridhet grade…

Sot dita do jete e xete…

I ulem shkalleve e pregatis dreken…pak speca te pjekun mbushe me gjize e djathe…marr kafen teme…dhe me hurba e kaloj..çuditerisht nuk me shijon…diçka non shkon…ndoshta nga te xetit…

Si çdo nadje merrem me lulet qe nuk ngihen me uje…pastroj deget e thata…e mbledh nji tube drandofidhe…ndoshta tuj i vendos ne vazo mbrende nuk vuejne shume (mendoj ) se asht ma fresk…i sistemoj ne vazon qe preferoj ma shume…me motive japoneze ( nji dhurate shume e dashtun per mu )…e veshem me dale…pa dale prej shpijet mbulohem ne djerse…sot dita do jete pervluese….ti kryej punet e mija heret…e te kthehem ne shpi…

Kur mbyll deren vrej qe dy kojshite e mi dore per doret ( jane moter e vlla ) kalojne…nuk pershndesin asnjihere…dhe pse kam provue gjithmone, ai ( vllau ) te shikon me dy sy qe me japin pershtypjen qe nuk vrejne asgja…shikimi tij asht i drejte e indiferent, i ftofte akull…..ndersa ajo ( motra ) si nje fmije i vogel i bindet ne çdo gja…dhe ec krahas tij…

Me kane kurjozue gjithmone…te dy dhe here mbas heret i kam ndjeke me sy me kuptue ndoj gja…por kalonte koha dhe mbetshin nji enigme per mu….

Kur sot shkova ne bar pyeta per kte kopje te çuditeshme…e baristi me tregoj…se te dy nuk jane martue asnjihere e jane shume te lidhun me njeni tjetrin…ajo dikur ishte nji vajze e bukur e ai nji burre i pashem…neper vende te vogla…kushrijte martohen mes njeni tjetrit…per shume arsye…e femijet e tyne pergjithesisht dalin me probleme…dhe kjo vajze kishte lindun autistike…ne ato kohe nuk u njihte autismi…ishte rrite e llastueme e pa i mungue asgja ne nji familje fshatare ne gjendje te mire…

E re ajo u veshte bukur, me rroba te modes fundit, copa te zgjedhuna…e llastohej nga te gjithe…fare fisi.

Por prindet nuk jetojne gjithnji…e nji dite ajo mbeti me vllaun…e filloj nji jete e re…ai i kishte premtue nanes e babes qe do kujdesej per motren…

E mban premtimin e dhane….

Perdite gatuen, lane e shplane, ban punet e shpise, punon token e familjes, vjele rrushin, ullijte e lajthijat…e kthen ne shpi te motra…

Ajo asht gjithnji e paster dhe e mblueme me perkujdesjet e tij…

Çdo dite dore per dore del me te…ban nji xhiro te gjate. Ne mjes e ne darke..ajo e ndjek si nji kij i bute mbrapa…ne heshtje…nuk flet, asht e humbun ne boten e saj, nuk kujton asgja…vetem bindet…e aizhammer ban punen e vet…i ka pushtue mendjen por jo trupin e vogel…e ajo renditet ne ushtrine e te gjalleve…edhe pse mendisht fluturon ne hapsina te pafund kaltersijet…

E mue me dhimbet se si ajo shoh me dhetra gra e burra te humbun me kte smundje denigruese…e te pasherueshme…e ulun ne stolin e lulishtes ndjek me sy njerzit qe me kalojne perpara…e mendoj jam me fat…se jam ktu me mendje ne rregull…e falnderoj Zotin per diten e re te xete e pervluese, me muziken e merzitshme te gjinkallave por jam e forte…ndaj i buzeqesh gjithçkajet tuj belbzue:

MIREMJES JETE….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.