-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Fran Ukcama

ZEMER MOS U DORZO!

Si duron e nuk pelcet,
Si hasmi ne kulle ngujimit,
E di mire,sa shume ke derte,
Zemra ime thalbi
i diellit!
Djege, zharite me je ba eshke,
Plasaritun ne krahnuer te lisit,
Nje renkim mesazh te fshehte,
E rua fort,
ne muze te shpirtit!
Keshtu kenka shkrue fati,
Udhetim n’ brenga jeta mbyte,
Qendro zemer shkambi i shpatit
N’ bardhsi te jetes,
dil ne prite!!

Dil si dilje ne te ri,

Ujkun e çaje ne rreh te bores,

Koha bjerre,

moti molis,

Ti dragonje, krejes Betoshes!

“””””””””””””””

SHIGJETAT U THYEN NE ASHTIN E SHPIRTIT

Shigjeta nuk ka me, mbaruan,

ato u thyen ne ashtin e shpirtit,

kane deke gjarpnijte helmues,

Helmin e zemres time nuk e perballuan..

Lekuren kane lene ne zhumilet e lisit..

Si zhabe per tupana bubuzhelash!

“””””””””””””””””

DUSH ME UJE KANALI
U PSHURR FIERI SOT!
U pshurr sot Fieri ne mengjez,
Uje kanali njerzve u hedhun mbi koka,
Nga e shpiken kete loder keta teveçel,
Marrezi qe qesh bota..
Gjoja do freskojne udhet,
Me keq mjedisin e ndotin,
O burrokrate hajdute,
Mizerje po mbillni,
Me shkelje ligji,
Pis m’u ba filxhani dhe gota..

Eh zhegu pervlon,

Nje tub llamarine flluska uji shperndane,

dhe qente u larguan te tmerruar,

Ky dush me uje kanali,

Marrezi e pare!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.