O JU ZOGJËT E RI
Jam i ulur në karrikë atje në lendinë
E vëzhgoj ketë natyrë dhe mendojë,
E mbuluar me plot ngjyra te lulëzuara
Por pa levizje njerzish të pa kufizuara..
Shiqoj ngjyren qiellore me kaltërsi,
Zogjtë e ri prap do të këndojn përsëri
Disa imazhe të mbushura me bukuri,
Në këtë muaj Priilli do ketë një mrekulli!
Por në befasi do fillon kjo risi,
A do të lëvizin këta zogj të ri !
Vetmia në këtë pranverë të ftohtë
Dhe mezi e vlerësova këtë kohē.
E ky muzg nuk.mund ta fsheh diellin
Kristalet e pastra do t’kthjellin qiellin
Që me guxim, të marrim frymë lirshëm
Duke ndaluar litarin të psherëtimave.
Nesër do të cicërrojnë të gjithë zogjtë e ri,
Të dashur “miq” të këtij muaji të rifillimi…
Do ta harrojm këtë muzg shumë t’gjatë
Dhe do të ngrohemi nga rrezja e artë .
Jeta është bërë nga ulje-ngritje.
Po flasim për një luftë jo të përhershme. Gjithmonë duhet të mbajmë shpresën
Që me krenar e fuqi do të rifillojmë jetën.
Gani Orana
LAJMTARIT TË LIRISË!
( ALI IVAJA )
1968-1999
Kur Dardaninë e kaploi tymi e flaka,
Jasht atëdheut shpejt u ndëgjue fjala …
U lajmrue trimi kombit nga Mërgata,
Sy shqiponje trim mbi trima Ali Ivaja !
Kishte syt e ndritur si Skifteri !
Lindë e rritur për ballë Lybeteni,
Me prejardhje si stënip muhaxhiri..
Djalë i ndritur e birë Krasniqës.
Ishte i lindur në fshatin Cërnillë !
Djalë bujarë edhe fisnikë…
N’mendje e shpirt plot patriotizëm,
Gjtherë n’gjak kishte atdhetarizmin.
I betuar n’emër Zotit e besë të Kastriotit,
Për ta mbrojtur tokën e Arbërisë,
Do te bëhemi lajmtar i lirise…
Do të luftoj t’hjek n’mes nesh atë kufij.
Morri n’dorë pushkën e dyfekun,
T’lamtumirë i tha kurbetit….
Për ta mbrojtur nderin e djepin,
Do t’shkoj ushtarë te Sali Çeku!
Erdhi në Dardani pa bae bujë,
Lypke kroje ku me pi ujë…
Do t’i bahem krah vatanit,
Sali Qekut e Agim Ramadanit.
Te rrasa kuqe një bajrak,
Se kto kroje rrjedhnin gjak,
Mu në Koshare te Rrasa e Kuqe,
T’ja bëjmë pajen Dardanisë nuse.
Ra kushtrimi e ra trumbeta
Ecte nder t’paret ne beteja
Ali Ivajes zemra i gurgullonte,
Që me parë kufirit t’ju afronte.
Në Koshare te Lisi plak
S’bashku trimat n’altar ranë.
Me Agimin dhe Salihun
N’përjetësi shpirtat pushojnë!
@12/Prill/2020-Gani Orana botuar në librin -POEZI NGA EPOKA SHQIPTARE-