14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Gaqo Mirela Ropi

TE DUA.

Te gjitha shkronjat e alfabetit
do ti perdor unë per ty
Ti bashkoj me tonalitetet
me melodi zemre i thurr
ne cdo gjuhe, dhe te bardhes flete
do ta shkruaj gjithmone
se une me shpirt e zemer
jam serisht, i njejti person
me tremb largesia jote
se di ..,a do zgjase shume?
sa enderra qe kam thurur
shpresoj ,ti jetojme ti dhe une
edhe kohet te ndryshojne
Do te behem det
te vij tek ty prane,te te lag
ne cdo qelize e cdo cep
do bertas fort,zeri te ngjiret
pse, me ze mekur kam jetuar?
c’do germe bashkohet, përcillet
brenda saj jam une ,qe them te dua !
Athinë 14 Prill 2015 Mirela Ropi !

LETRA VULOSUR DO MPLAKET

Dua,dua të flas me ty
Më duket e hidhur ndarja
Vendi bosh ma bën me sy
Jam e lodhur,mungon falja
Po shkruaj një letër
Përgjatë bregdetit
Ka gjallëri në rrërë
Grimcat mbajnë sinqeritetin
Emocionohen duart
Gjatë palosjes
Mbingarkohet dëshira
Sistematike ,ëndërr boshe
Ti ndje, të fundit hapa
Me tinguj tik – takesh
Futur zarfit letër verdha
E vulosur do mplaket !
Mirela Ropi Prill 2020

UJRAT RRJEDHIN GURËT DERGJEN

Nuk i kam besë mëshirës tënde
Je një ëndërr tepër e frikshme
Mungesa jote më vjen si vdekje.
Labirintheve ,bota ime n’pritje
Nuk mund t’i besohet jetës
Mban në një dorë hënën,tjetrën diellin
Njera anë të ndriçon , dehesh
Tjetra gjysmake,yje që dritën zbehin
Ujrat rrjedhin gurët dergjen
Dhe tek ta shoh jetësinë !
Mirela Ropi 9 Prill 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.