Leksionet politike vazhdojnë; “Gërmimet për ushtarët grek dhe b/bisedimet dipllomatike me palën greke për çështjet e nxehta dypalëshe!”
25 JANAR 2018
Dy fjalë për trapat shqipfolës injorant politikisht, por që fatkeqësisht në këtë vend vetquhen politolog, patriotë, politikarë, histokarë, anal-istë, opinionistë e plot si këta me tituj që mbartin prapashtesa të ndryshme!
Çështja e gërrmimit të trupave të ushtarëve grekë dhe italianë në jug të Shqipërisë! Nuk do zgjatem, por thjesht;

– Përse tani dhe jo në kohën e realizmit socialist?
– Përse çamët s’kanë varre e përse u lejojmë të marrin të vdekurit e tyre?
Politikbërja dhe dipllomacia nuk lihet në dorën e karagjozave me kostume që s’marrin pyka nga bisedimet dy apo shumëpalëshe.
Enveri “ngriu” çështjen e ushtarëve jo se ishte i padrejtë, jo se nuk donte të shkonte ushtari i rënë në vendin dhe familjen e tij, por i mbante si kart në rang të barabart bisedimesh me palën tjetër kur të vinte koha.
Provokimet e palës greke kanë qënë të njëpasnjëshme në atë periudhë në mënyrë që të mos prekeshin temat e nxehta. Politika serbogreke ka qënë gjithmonë sulmuese. Mbrojtja më e mirë sulmi!
Krijo situata të reja konfliktualiteti në mënyrë që të mos i japësh hapësirë kundërshtarit të ngrej çështjet e vjetra. Në këtë mënyrë e mban në përshpejtim të së tashmes dhe problematikave të momentit duke varrosur çështjet e mëdha të së kaluarës midis palëve.
Politika dhe dipllomacia gjatë realizmit socialist të Enver Hoxhës ishte një politikë që i shkonte për shtat ideologjisë komuniste për miqësi e vllazëri brenda kornizave të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.
– Përse nuk i ç’varrosëm e ti dorëzonim në vendin e origjinës së tyre? Përse të bëhej diçka e tillë?! Këtu bëhej fjalë për çështje madhore nuk bëhej fjalë për një thes miell, (s’ke bukë hajde merre, siç ndodhi në krizën e bukës që pati Greqia dhe pushteti i asaj kohe iu përgjigj me ndihma vendit fqinj).
– E përse ti jepnim?
Ata që i dërguan për tu vrarë le të vinin ti kërkonin siç bënë gjithë vendet e tjera brenda kornizave dipllomatike dhe ligjeve të luftës pas mbarimit të saj.
– Përse jo varreza?
Sepse toka e bujkut e fshatarit shqiptar nuk ka ndonjë borxh grekëve të nënvlerësoj tokën e tij të bukës për të hapur varreza për disa ushtarë që nuk i kërkoi njeri ardhjen dhe ndihmën e tyre.
Një as i tillë në mëng pret momentin e duhur historik dhe kohën e duhur për tu ulur e për të biseduar ligjin e luftës dhe kufomat greke të luftës.
Pala greke sa ishte Enveri çuditërisht ishin shurdhmemec për ushtarët e tyre, sepse nxirrte në pah një çështje tjetër që greqisë i interesonte të ishte e mbyllur dhe e varrosur, pas luftës së dytë botërore.
Ajo çështje ishin çamët që u projektua e u formalizua si çështje e paprekshme nëpërmjet ligjit të luftës mes dy vendeve. Nga ana tjetër ishin kufomat e ushtarëve grek në shqipëri e cila ishte një çështje që për atë periudhë nuk i interesonte palës greke të gërrmohej në aspektin dipllomatik.
Pala greke mundohej të fitonte terren dhe kohë me Ligjin e Luftës duke siguruar e garantuar status quo të pronave të çamërisë për të ruajtur paprekshmërinë e kufijve të saj.
Pas 90ës me ardhjen e agjentit grek në krye të kishës ortodokse Janullatosin dhe me shërbëtorin sllavogrek Sali sllobodan delenxhiun në politikën e kombit shqiptar u zgjua oreksi i palës greke.
Në periudhën më delikate, më të dobët të politikës shqiptare emisarët sllavogrek i siguruan sali delenxhiut pushtet të përhershëm me shkëmbim të disa kërkesave të dorës së dytë të parëndësishme të cilat nuk patën kohë të zgjidheshin nga udhëheqja e realizmit socialist.
Brenda kësaj taktike hapën listën e kërkesave për varreza të ushtarëve grek në tokë shqiptare që u mbushën me kocka kafshësh e me eshtrat e fshatarëve shqiptar. Një akt çnjerëzor ndaj kombit nga politika antishqiptare e partisë demokratike.
Në listën e tradhtive të mëdha ndaj kombit, popullit dhe trojeve tona shtojmë edhe dhënien e hapësirës detare ndaj greqisë përgjatë epokës së dhjerokracisë dhe kupolës së saj pd, ps, lsi, pdiu, pbdnj, me bishtat e tyre.
Një detaj i vogël, në momentin që ulesh në tavolinë duhet të kesh të paktën një kartë shumë të vlefshme në lojën e pokerit dipllomatik në mënyrë që të ngresh çështjen tëndje e të arrish rezultatet e dëshirueshme.
Politika dhe dipllomacia e këtyre 27viteve ka qënë një vetvrasje brenda dhe jashtë vendit.
Momenti erdhi për të vendosur pikat mbi i. Këto çështje madhore nuk janë për trapa si ju që ngatërroni karin me dollarin e në rastin konkret patriotizmin, inteligjencën, dipllomacinë me egon e sëmurë të nacionalizmit, injorancës, servilizmit partiako politik.
Kupolën e jashtëqitjes e kuptoj përse u djeg dhe bëjnë si të përvëluar, por ju trapat shqipfolës përse ngatërroheni me piturat pd, ps, lsi se në fund do ju hanë pulat. Mos u ankoni!