14.5 C
Tiranë
E enjte, 17 Prill 2025

Genta Petrit/Petro Kaloçi

Vidhni, mashtroni, mbase në fund nuk paguani!
11 GUSHT 2016
Masimo D’alema ish kryeministri italian ka folur para ca kohësh për mashtrimin ekonomik ndaj popullit grek me “ndihmat financiare” për të përballuar krizën dhe falimentin e shtetit fqinj. Më konkretisht ai flet sesi “dhanë/firmosën” për 250 milion euro për të paguar përqindjet ndaj Gjermanisë, Francës dhe Italisë të cilat shkonin direkt në bankat e këtyre vendeve. Kjo xhvatje prej 220 milion eurosh është e papranueshme në kurriz të popujve. Këto praktika ndiqen për vende ku nuk kanë shtet e financa të konsoliduara që vjen nga abuzimi, vjedhja, mashtrimi i politikanëve vendas. Populli dy herë i vjedhur dhe i mashtruar nga politikanët vendas dhe nga të huajt nëpërmjet bankave. Lufta ekonomike sapo ka filluar midis vendeve të bashkimit europian. Në këtë rast merr kuptim shprehja e Thaçer, që ‘ekonomitë e zhvilluara në një treg të përbashkët me një monedhë të unifikuar do lulëzojnë, kurse ekonomitë e vogla të vendeve më pak të zhvilluara do të humbasin, do të “zhduken” eventualisht.’
Vimë në rastin tonë vendas, një problematikë serioze me shkatërrimin bankar, vjedhjet brenda dhe jashtë sistemit po rrënojnë vendin dhe ndikojnë në cilësinë e jetës sonë të përditshme. Koncepti vidh shtetin, vidh gjithçka shtetërore në fakt dobëson vetveten, privatin dhe gjithë ekonominë vendase, pavarësisht se për momentin të duket sikur mbush trastën dhe hambarin personal provizorisht. Një shpjegim banal për njerëzit me shkollë dhe pa shkollë që me injorancën dhe padijen e tyre të qëllimshme apo tendencioze me qëndrimet e tyre ndaj ekonomisë politike i bëjnë dëm vetes, të ardhmes së fëmijëve dhe shtetit me vjedhjet e vazhdueshme çerekshekullore.
Shteti me një popull indiferent që nuk prodhon në asnjë fushë e sektor, por përkundrazi vjedh ditë e natë dhe merret vetëm me tregti, nuk ka siguri ekonomike dhe pavarësi politike. Ky rast më kujton një histori, banorët e një fshati vidhnin njëri tjetrin për gjithçka, deri në atë pikë saqë prifti/hoxha i mbledh e u thotë shqetësimin pët situatën e krijuar. U tregon historinë me zotin që thotë;
– “mos vidh, mos dëmto fqinjin tënd, por duaje atë”. Të mërzitur filluan të sqarojnë e të përkufizojnë cili ishte fqinj e cili jo, e kishin shumë të vështirë të pranonin ndryshimin radikal dhe kthehet më plaku e thotë;
– në rregull meqse të gjithë biem fqinj me njëri tjetrin në fshat atëherë do vjedhim fshatin matanë se nuk i kemi fqinj. Kështu jemi ne, të tillë hajdut e gënjeshtarë patologjik, rast klinik që kërkon terapinë dhe përballjen e vet në mënyrë që të shërohemi nga kjo gjëndje dhe sjellje anormale që ndikon në stilin e jetesës sonë në komunitet.
Ndërkoh që nga ana tjetër kemi rastin grek që është shembulli tipik i troikës financiare që vendos politikat financiare në vendin fqinj me kërcënimet e mosdhënies së kësteve të fluiditetit financiar. Administrata (shteti) është sektor që nuk prodhon, sektor shërbimesh, por thith nga sektorët e prodhimit vendas, ndërkoh që në vend sektorët e prodhimit të produktit shtetëror janë minimal drejt zeros. Një instrument tjetër për të mbushur arkën e shtetit që të paguhen detyrimet dhe hajdutët është mbledhja e taksave të cilat futen në xhepat e administratës. Shteti (fjala gogol) pas 90ës “detyrohet” të marri borxhe nga bankat me interes të lartë për të paguar rrogat, pensionet, projektet ndër të cilat prap një pjesë e tyre futet në xhepat e kabinetit qeveritar dhe administrarës. Fatura ngelet për tu paguar nëpërmjet masave, ligjeve, që vendosen në kurriz të masave të gjera puntore dhe fshatare, nëpërmjet humbjes së të drejtave dhe lirive të tyre në vendet e punës që i kanë fituar si rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare me djersë e gjak. Në vazhdimësinë e ngjarjeve dita ditës bëhen shkurtime që të kënaqen borxhlinjtë ndërkombëtarë të cilët në “të drejtën” e tyre kërkojnë kapitalin së bashku me interesin përkatës që del nga ti, unë, ai, ajo, ne, ju, ata, ato. Njerëzit e thjeshtë kanë të drejtë që nuk kuptojnë e ngatërrohen, se u dalin ca të kostumosur intelektuhalë e të parfumosur u flasin, u shpjegojnë sikur kanë kapërcyer fjalorin e termave financiarë. Ky lloj komunikimi i qëllimshëm nga elitat në mënyrë të duken sikur janë njohës të fushës, kopetent (justifikojnë votën dhe postin) njëkohësisht mbajnë injorantë e të painformuar shtresat e tjera. Në këtë mënyrë vazhdojnë vjedhjen, mashtrimin më lirshëm në kurriz të shtetit që jemi të gjithë ne, por na bombardojnë me interesin personal e privat për të humbur thelbin që është forcimi i shtetit. Gjithashtu, është e papramueshme media, shtypi i shkruar që janë inekzistentë, të cilët kanë për detyrë të informojnë publikun në gjuhë të thjeshtë termat ekonomike financiare që shqetësojnë shoqërinë. Të gjithë janë prekur nga virusi i inferioritetit dhe superioritetit të cilat janë si një klepsidrë me rërë, duke u mbrojtur me shprehjen se, ‘shpjegimi është për budallenjtë.’ Mos harrojnë se ata të vetshpallur të zgjuar nëse nuk u shpjegojnë budallenjve me fjalë e shembuj të thjeshta kjo tregon injorancën e tyre dhe faktin e pamohushëm që nuk e kanë kuptuar as vetë atë për të cilën flasin. Bombardohemi me informacione, shkrime pompoze, të fryra me fjalë e shprehje të huazuara , të vjedhura, pa kuptim, pa lidhje, pa rëndësi e vlera informuese me qëllimin e vetëm të futen në grupin e “interesantëve” mediatik. Gjëndja është kritike në çdo fushë të jetës, kërkohet një tërmet shumëballësh politik për të shëmbur këtë sistem piramidal që ka lëshuar metastazat në çdo aspekt e fushë të jetës. Asgjë nuk falet, në kapitalizëm dita falet (shtyhet afati), por borxhi as me shpirtin nuk falet, kalon te tjetri, ende i palindur. Mbani thasët me grurë në oborr e lekët nën jastëk, nëse mendoni se mund ti shpëtoni taksave dhe mos pagimit.
Ekziston një shprehje që i përshtatet kësaj teme e cila thotë; “vdekjes dhe taksave nuk i shmangesh dot”. Vetëm se ka një ndryshim paksa të vogël, më konkretisht, vdekja është fundi i një forme të jetës, taksat ndryshojnë formë, por nuk vdesin kurrë!
Me pak fjalë, ideja kryesore është, vidhni sa të mundeni, mashtroni kur t’ju jepet mundësia, fundja s’do i paguani ju, fatura shkon për fëmijët dhe nipërit tuaj. Mos u ankoni për shkolla, kopshte, çerdhe, rroga, pensione, mirqënie, punë, shëndetsi, lërojani fenë shtetit se fundja shpisë tuaj po ja gërryeni themelet.
Si psikologe nuk më lejohet të diktoj si të veproni, sepse natyra njerëzore çuditërisht vepron në të kundërt të fjalës ndaluese MOS!
Tani nuk u flas si psikologe, atëherë shpresoj që kundra psikologjia të ketë efektin e duhur, meqse ne si popull fatkeqësisht, kemi treguar historikisht se funksionojmë në të kundërt të akrepave të orës.
Terapi të mbarë dhe shpresoj të keni kuptuar diçka. Me të qeshur me të ngjeshur, thotë populli, mësohet më mirë.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.