23 maj 2021!
Babë e bir kanë përvojë nga krimet dhe nga humbjet e gjyqeve.
– Çdo kërkesë për avokatin është çështje/akuzë/padi ligjore, mjafton të paguhet nga klienti. Nëse s’do ishin akuzat/paditë s’do kishte avokat që ti rrjepin kriminelët me kollare.
Kaq e thjeshtë, këtë na konfirmoi avokati francez për padinë e shpifjes së salës.
Do e rrjepi avokati, mirë për të që sala të mashtrojë ata militantë që i kanë mbetur.
Mund të gjej ndonjë hapësirë ligjore për ta ngritur si padi, por sa punë bën?
Asnjë!
– Sy peshkaqeni humbi gjyqin në amerikë për shpifje dhe duhet të paguajë shpenzimet e gjyqit kundër autorit të librit “Armët dhe çunat”.
– Ku i gjeti milion dollarët e avokatit dhe për tarifën e humbjes?
Paret gjurmohen nga shteti amerikan, sidomos kur fillon t’u bësh kakërdhi brenda institucioneve në territorin e tyre.
– Non grata u erdhi si qershi mbi tortë pas humbjes së gjyqeve për shpifje në amerikë dhe pas pagesës së 1,2 milion dollarëve në gjykatë.
– Ky transaksion bankar la gjurmë, u ndoq nga amerikonët dhe kjo konfirmoi akuzën për korrupsion nëpërmjet llogarive bankare në offshore dhe si rrjedhojë u futën në llistën e kleptokratëve kleptomanë si të padëshiruar për Shba.
Të tjerat le të merret sala dhe çirakët me shpifje e gjyqe prapa diellit.
Familje kriminelësh me firm e vulë ndërkombëtare!
Kaq e thjeshtë, të tjerat le ti bëjnë gargarë!
Shpjegim; gjyqi në francë është vetëm për të fituar kohë kundër proçedimit dhe arrestimit nga drejtësia shqiptare. Mendon se fiton kohë duke futur në lojë një shtet të tretë si franca midis shba shqipërisë. Me këtë lëvizje dhe me thirrjen për paraqitje provash përshpejton procesin kundra tij në Tiranë. Franca edhe sikur ta ngrejë padinë për shpifje nuk ndalon dot shtetin shqiptar të proçedoj me arrestimin që do të bëhet nëpërmjet provave të dorëzuara edhe nga amerikanët e jo vetëm ata.
Kjo lëvizje ishte për tu thënë amerikonëve indirekt se, ju nuk keni asnjë të drejtë ligjore të paraqisni prova në Tiranë kundra meje.
Pavarësisht përpëlitjeve salikmona janë në çark.