19.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

GEZUAR DITLINDJEN MIMOZA LESKAJ

POETJA Mimoza Leskaj SOT KA DITLINDJEN,Gazeta “Nji Dritare e Re” i uron Gezuar ditlindjen,festofshe 100 pervjetore me plote shendet dhe krijimtari te bodhsheme.GjinMusa..Buon compleanno amica speciale e del cuore: frasi auguri e immagini

Çfarë dite është sot?

-Po data sa të jetë vallë?
-Prit ta shof në telefon.
Mar tel, arrijnë notifikat, i lexoj, pastaj kujtohem se diçka të rëndësishme desha të shoh.
Po çfarë dreqin ishte?
Thonë efekti i karantinimit!
Po mirë more kush të tha ta bësh?
-Ahhh, harrova sërish, është për të mirën time!
-Cudi, se dija që më doje ti më shumë nga vetja ime.
– Do shtyhet prapë?
-Po mirë e ke, shtye akoma, jo për gjë, po kemi dhe ca rezerva për të ngrënë, stomakun, se trurin do dëgjohemi ca kohë më vonë.
Eh more qerrata virusi, sa shpejt ja dole, tëk e fëk do thoshte nënoja ime të qe gjallë.
Filloi shiu! Thonë në lagështirë virusi jeton rehat.
Ndërsa unë them se virusi do jetojë gjatë edhe kur të mos ketë simptoma temperature.
Do djeg e do përvëlojë akoma e të përcëlluar do përpiqemi të shpikim ndonjë melhem të ri se këto që janë nuk bëjnë më derman!
Rrimë se s’duam ne të rrimë, janë ata që mendojnë për ne, se nuk ka rrugë tjetër!
Me leje? – A mund të pyes diçka?
– Po ai virusi që do vijë pas këtij, si e ka emrin?
– hëm…s’më kujtohet kur e premë biletën për të hyrë, ama as për të dalë.
Sa gri është qielli sot!
“””””””””””””””””””

Liri e Thërrmuar!

Më je thërrmuar nëpër duar, si një bukë e gatuar keq
Të ëndërroj siç bëja dikur mbështetur trishtë pranë dritares
Sytë më janë tretur diku, pa pikë takimi
Mbetet gjallë veç një fije shpresë, nëpër trurin plot kontradita.
Më vjen një jehonë e largët, e fshehur me frikë, mos ma dëgjonin të tjerët
Atëherë e mbaja në gji e prush më digjte
Nuk e kuptoja mirë se kush ishin të mjerët
Unë me zjarrminë time, apo ai që e mbillte?!
Grindem me veten në shpellën time “të lirisë”
Seç kam përshtypjen se dikush po ma thërrmon si ajo bukë e mykur
Dhe unë tashmë thinjëbardha në mes të mërzisë
Pres të kalojë koha mes kujtimeve mbyllur.
… Hëm!
Ja dolën dhe kësaj herë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.