“Provoj te shkruaj gjurmet e Jetes,me vizionin e se ardhmes,trashigimine shqiptare ne mergim”.
-Ka lindur ne qytetin e Korces,Shqiperi me 22 Nentor 1948 dhe rritur e shkollluar Tirane,ne Pallatet Agimi. Ka mbaruar shkollen pedagogjike”Ndrec Ndue Gjoka “ per Mesues..Ka kryer shkollat e Larta per Gjuhe -Letersi dhe per Filozofi.Ka qene mesues per tre dekada ne Shqiperi ,ne malsine e Mokres ,Pogradecdhe ne fshatrat e Devollit,Korce.Ka kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ne marine,radiollokator ne anije “dragamina” dhe PSV ne Kep te Rodonit.
Ka qene aktivist i palodhur dhe drejtues i rinise ne Devoll dhe ne aksione vullnetare kombetare ne hekurudhe dhe ne Ksamil.
Martohet me Zhuljeta Bjeleri nga Vishocica,nje nder pionieret e para te levizjes per emancipimin e gruas ne Shqiperi,nder traktoristet e para ne SMT Bilisht,ekonomiste dhe Deputete pa parti ne Kuvendin Popullor.Me 1997 emigrojne familjarisht ne SHBA,ne shtetin e Connecticut e me pas ne Florida.
Ka nje ativitet te dendur shoqeror ne komunitetin shqiptare,si mergimtar ne SHBA ,ne shoqatat,aktivitet kulturore e ne shkollat shqipe duke shperndare librat e tij falas,per mesimin e Gjuhes Shqipe.
Aktivitetin letrar e ka nisur qysh heret ne rini,ka qene korespodent vullnetar ne shtypin lokal dhe dhe ne gazeten “Bashkimi”,Ka shkruar e botuar ne disa gazeta e revista letrare ne vend kryesisht ne proze,reportazhe dhe tregime.
Ka bere disa studime dhe ekspedita te mirefillta gjuhesore per Toponimet dhe Fjalet e rralla te Shqipes,ne treven e Devollit.
Shperndrajen e librave e ka bere falas ne Shkolla,Shoqata ,ne Bibloteka ne Shqiperi e Amerike.Ka promovuar librat ne librarite amerikane,bashke me shkrimtarin amerikan Prof.Bob Graham,Senator dhe governor i shtetit te Florides.
Librat e tij jane ne inventarin e Biblotekes Kombetare te Kongresit Amerikan Washington DC ne SHBA..
Ka botuar librat:
-DEVOLL-ALBANIA,sprove -2013
-Devoll-Shqiperi,perjetime 2-2014
-Prelud krenarie,mozaik letrar-2016
-Atelie e Shpirtit,jeteshkrime-2017
-Librat “Antologji Poetike Kombetare”:-1 “Gj.K.Skenderbeu” 2018,/2-”Ismail Qemali”2019,/3-”Shqiponja shqiptare” 2020/,4-”Dritero Agolli” ,Tirane janar 2021 botuar nga “Jehona Shqiptare”.
-ka shkruar,novela -“Capkenia”,”Sekretet e Nenes”,Bejleresha”,”Tregime te shkurtra”.
-cikel poetik :-”Memedheu”,”Vjershetore lulefoshnjore”,”Frutat e dashurise”dhe “Amanetet imagjinare te Dritero Agollit-bejte popullore”
-perkthime nga anglishtja:-”Mother Teresa”,”Albania-Land of Eagel”,”Love story-poezi.”
-postues e botues ne mediat dhe portalet letrare e ne Facebook. .
-poezi ne “Youtube”-Luan Kalana,videomontazhe.
-fituesi disa cmimeve letrare dhe shkrimtar i vitit,ne Diaspore.