Për fat të keq, mbas një çerek shekul
li pluralizëm, vendi ynë nuk ka arri
tur të rishkruajë historinë. Patëm histori të deformuar e të politizuar plotësisht prej diktaturës për gati gjysmë shekulli dhe një pjesë e konsideruar e saj ka mbetur siç ishin “direktivat dhe vija e partisë”. Do të ishte në nderin e historianëve, të kishin kurajën të korrigjojnë atë që kanë shkruar dhe “studimet e sforcuara”. Kuptohet se në komunizëm askush nuk mund të shkruante e të thoshte të tijën, por gjithçka duhej