17.5 C
Tiranë
E hënë, 8 Dhjetor 2025

Gjyla Çeliku

Xhandarmëria serbe në Kosovë
Bisedimet Kosovë-Serbi nuk u realizuan në Shtëpinë e Bardhë shkaku i COVID19 dhe shkaku i ftesës së Hashim Thaçit në Hagë.
Qeveria aktuale e Kosovës duhet të japi llogari për xhandarmërinë serbe që terrorizon shqiptarët me prezencën e tyre n’tokë të Kosovës të cilët akoma kanë trauma nga kjo xhandarmëri. Kush i lejoi? Pse i lejoi? Ç’ndodh në Kosovë?
Thaçi me të gjithë ndikimin e tij politik duke provuar çdo pozitë në politikën kosovare, bashkë me partitë me të cilat bashkëpunuan mban llogari që për 20 vjet nuk organizoi asnjë grup punues dhe asnjë padi ndaj Serbisë për masakrat, dhunimet, krimet, vrasjet, terrorizimet e shqiptarëve të Kosovës!
Luftëtarët tanë nuk dhunuan, as terrorizuan dhe as masakruan, mbrojtën territoret e veta, ndaj nuk kanë nevojë të vizitojnë Hagën. E keqja është që pas lufte dështoj politika dhe diplomacia në Kosovë me të cilën Serbia përsëri po na fiton.
Ku qëndron faji?
Faji është përsëri te ju sepse nuk u angazhuat të mbroni pavarësinë dhe në mënyrë diplomatike të akuzoni Serbinë, por shtyheshit me inatet e njëri tjetrit dhe mundoheshit të shtoni pasurinë edhe për stërnipërit tuaj!
Nuk jam dakord për akuzat ndaj luftëtarëve tanë absolutisht, por nuk jam dakord as me politikanët tanë që as edhe me një padi të vetme nuk akuzuan Serbinë.
Politikë e dështuar me diplomaci zero.
Nëse shiteni ju për pozita dhe ndikim, nuk duhet shitur Kosova dhe populli.
Mbani llogari për këtë xhandarmërinë agresive!
Gjyla Çeliku
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.