“”””””””””””””””””””””””””
FËMIJËT DJE DHE SOT
Për fëmijët po shkruaj dy fjalë,
Po i shkruaj për bukuri,
Më vijnë shprehjet mbarë mbarë,
Sot jetojmë në lumturi.
Të gjithë kemi telefona,
Luajm n’fejsbuk e nuk zëmë vend,
Librat s’janë ne planet tona,
Per këtë punë s’pyesim askënd.
Ref.
Unë kam ra në pikë të hallit,
Fëmija shkollë të lartë mbaron,
S’ke çi bënë as vajzë as djalit,
Pjata larës ai përfundon.
Dikur s’kishim internet,
As telefona nëpër duar,
T’shihje feminë kishte lezet,
Shkonte n’shkollë për të mësuar.
Me shkop e cingel ecnim vrap,
Topa leckash nëpër duar,
T’gjithë së bashku luanim top,
S’njihnim drogen e mallkuar.
Ref.
Unë kam ra në pikë të hallit,
Fëmija shkollë të lartë mbaron,
S’ke çi bënë as vajzë as djalit,
Kamarjer ai përfundon.
Shume femijë veç n’internet,
Kalojnë kohën pa pushim,
Sakrificë bëjnë prindët e shkretë,
Por fëmija rrin pa mësim.
Dhe kështu pa e kuptuar,
“Mbaron” shkollen n’internet,
E sheh duke diskutuar,
Deputet në parlament.
Ref.
Unë kam ra në pikë të hallit,
Fëmija shkollë të lartë mbaron,
S’ke çi bënë as vajzë as djalit,
N’emigrim ai përfundon.
Gjyste Dajani….. Zadrimë.