2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Hyqmet B Hasko

GEZUAR BARJAMIN KURBAN BAJRAMIN ..

Sot është, Dita e Dashurisë Hyjnore, Dita e Shpresës dhe Bekimit të Madh.

Në këtë univers ku pikëzohen të gjitha dashuritë e kësaj bote, dashuria që na vjen nga Krijuesi i Gjithëfuqishëm, është dashuria më e madhe, më e dëlirë, më e plotë.

Është dashuria që na çliron nga të gjitha grackat e botës dhe të vetvetes.

Na rrethon me përkujdesjet më të çmuara dhe me ndjesitë më të bukura, na jep mundësitë reale në një botë të errët, ku vështirë të dallosh rrugën dhe drejtimin e duhur.

Gëzuark Kurban Barjamin, ditën e bekuar, që na fton për të reflektuar, për të bërë më të mirën në këtë jetë, ku ka aq shumë dhimbje, stres e pamundësi, për të qenë një dorë e zgjatur për ndihmë ndaj gjithëkujt që ka një nevojë dhe përjeton një dhimbje a pamundësi!

Përpara se të na kuptojë dhe mirëkuptojë bota, ne duhet të kuptojmë dhe mirëkuptojmë veten tonë, ta nisim rrugëtimin e lirisë dhe dashurisë brenda vetes, pasi siç thotë me të drejtë Borgesi, përsosja fillon më së pari brenda vetë nesh.

Këtë na mëson, kjo Ditë e Shenuar Bekimi Hyjnor.

Kjo është një ditë ftesë, për të ndërtuar një urë brenda vetes sonë, nga ku të mund të kalojë vetëm Dashuria, Harmonia, Paqa e përkushtimi ndaj fatit të tjetrit, për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve, të pamundurve.

Koha e Dashurisë është e vetmja kohë reale në jetën e një njeriu.

.

Gëzuar Kurban Baramin!

Zoti ju bekoftë!

HYQMET HASKO.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.