12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Ildije Xhemali

MIQËVE POET/E

Kalofshi pushimet gëzuar

Do të bëj ca shaka,
do hedh ca romuze
Mos m’ quani të marrê
As edhe konfuze
Plumbi, që ësht’ plumb
Bën dhe rikoshetë
Do hedh e do pres
Jo me të vërtetë.
I këndoni dashurisë
Kaluar mbi 60-të
Besoj, e keni mësuar
Jeni moshë e tretë.
Dhe për ilustrim
Shtoni safi bjonde.
Bobo, o moj nëne,
Petllat ç’ na i hoqe!
Vargjet t’ i lexojmë?
Kjo do bën’ më parë?
Lihet bondja mënjan’?!
Piktori e ka qarë.
Pa le ca meshkuj
Dridhma ç’ të tund
Yje, djem të rinj
S’ i gjen n’ Hollivud.
Dashuria, sport i rënd’.
Le t’ shkruajnë të rinjtë!
Ata që në t’ përpjetë
Ngjiten me një frymë.
Dashuria ka skadencë
Konsumo ti në koh’
Iku vapa me gusht?!
Nuk rinohesh, e ke kot.

MIQËSISHT.

“”””””””””””””

ZGJEDHJA
Mora penelin nisa pikturën
Një kënd qielli me kaltërsi.
E rrëmbeu mbesa
E futi në gji.
Shpejt hodha në telajo
Një kal t’ bukur n’ kalërim
E pëlqeu djali:
“Ky, është kali im!”
Më tërhoqi fort e kuqja
Një flamur gjak në palërim
Me admirim tha vajza:
“I preferuari im!”

Një stol n’ pyllin me hijeshi

Në degë këndon një zog i ri

M’u afrua im shoq:

“Ky, për ne të dy!”

“””””””””””””””””””

lRONIA E FATIT

Jonada,

vogëlushja

që emrin

ia mori Jonit

frymën e fundit

ia dhuroi po Jonit.

Prindër,

mos hezitoni

vajzat

t’ i quani JONADA.

Ngrihuni

protestoni

kur shkelet LIGJI

Por me emrat:

JON E JONADA

fëmijtë tuaj

THËRRISNI!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.