8.5 C
Tiranë
E premte, 8 Nëntor 2024

JAM I ALARMUAR NGA MOSBINDJA QYTETARE…!

Dashamir URUÇI-USHC-TIRANE.

JAM I ALARMUAR NGA MOSBINDJA QYTETARE…!

Sapo mbarova se degjuari tre intervista te njepasnjeshme per situaten e koronavirusit.
E para ishte intervista e nje gruaje shume te semure 39 vjeçare qe fliste nga shtrati i lengates ne nje spital ne Angli.
Nuk e besoj se ka zemer qe nuk dridhet kur e degjon ate grua te semure te perballet me vdekjen, e vetmuar,pa mundur te takohet me asnje prej te afermve te vet.
Me beri shume pershtypje humanizmi i saj i pashoq.
Edhe ne ate gjendje te rende i drejtohej njerezve ne te gjithe boten qe te ruhen shume, te mos dalin e te mos rrezikojne me kete virus te panjohur qe po gjunjezon shtetet me te fuqishme te Globit.
Nje shqetsim i tille qe del nga nje grua paciente qe ka kaluar afer vdekjes e akoma nuk eshte sheruar duhet marre shume seriozisht sepse asaj i flet vetem zemra.
Edhe intervista e dyte qe vinte nga Dr.Baci, mjek shqiptar ne spitalin shtetror te Parmes ishte tronditese.
Ai informoi per rritjen e numrit te vdekjeve duke njoftuar se tashme Italia i ka kaluar 3000 te vdekur dhe numri sa vjen e rritet.
Keto dy intervista alarmante me kane bindur perfundimisht se ne shqiptaret akoma nuk po e perjetojme tragjedine e papare qe ka perfshire vende, popuj e kontinente.
Dalja e shkujdesur, kohe pas kohe, pa mjete mbrojtese ne keto situata alarmante,thekja ne diell pa menduar rreziqet qe vine pas e kane kaluar kufirin e marrezise.
Njerez te tille qe medemek nuk i druhen rrezikut po e bartin infeksionin edhe tek te njohurit, shoqeria e familjaret e vet.
Pas ketyre dy intervistave direkte, pas ketyre dy gjendjeve te tejdukshme nga Anglia dhe nga Italia i jap plotsisht te drejte kryeministrit te vendit, EDI RAMA jo vetem per keshillat por edhe per kercenimet qe beri ndaj te pabindurve.
Ne intervisten e tij me te fundit ai i ben thirrje qytetareve shqiptare te jene te pergjegjshem, te vemendshem e te kujdesshem per rrezikun qe na pret.
Analiza e tij per rreziqet qe po kalon bota nga kjo pandemi e çmendur dhe shembulli me nje makine ushtarake qe sillet me nje arkivol persiper per te gjetur nje VENDVARRIMI eshte tragjik por edhe nje kanosje e drejteperdrejte per ata qe nuk zbatojne rregullat e behen bartes te infeksionit per krejt shoqerine.
Jemi ne fundin e kohes per te mbledhur mendjen.
Neser mund te jete vone e fajin nuk na e ka askush perveç vehtes tone.
Koka ben e koka peson thote populli.
Ne kete gjendje, ne qytetaret e ketij vendi kemi vetem nje rruge.!
Te vetizolohemi ekstremisht me te gjitha mjetet e mundeshme.
Ndodhemi perballe nje armiku te tmershem i cili po lufton ta gjunjezoje boten e po i tmerron njerezit.
A do ta arrije, kete se di askush por jetet njerzore duhet ti ruajme si syte e ballit.
Ne kete beteje te papare duhet ti bashkohemi me force e te respektojme te gjitha masat qe ka hartuar qeveria shqiptare, pa te cilat nuk mund ta perballojme te keqen qe na ka zene.
Eshte me rendesi ta amplifikojme pozitivisht nivelin e rrezikut qe prezantoi kryeministri RAMA sot duke mos harruar se per shkak te funksionit shtetror ai di edhe me shume se sa thuhet dhe e parandjen edhe me fuqishem rrezikun e ketij virusi barbar.
I uroj bashkeqytetarve te mij vullnet e force per ta perballuar me sa me pak humbje, situaten qe po kalojme.

Dashamir URUÇI-USHC-TIRANE.
21 Mars 2020.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.