30.5 C
Tiranë
E dielë, 13 Korrik 2025

Kosova pranë marrëveshjes me Serbinë, një hap drejt bashkimit me Shqipërinë

Nga Jak Simoni

Pas rënies së njëpasnjëshme të dy qeverive të fundit të Kosovës  dhe pas dështimit të takimit të parë të planifikuar në Uashington, delegacioni i drejtuar nga kryeministri i saj  arrin një marrëveshje të rëndësishme ne Shtëpinë e Bardhe në praninë e presidentit te ShBA.No photo description available. Qeveria e re e Kosovës e votëbesuar nga Parlamenti i saj i zgjedhur në mënyrë demokratike, në ndryshim nga dy qeveritë e mëparshme me qëndrime  të ngurta në politikën e jashtme dhe me bindjen se Kosova është qendër e universit gjeopolitik, arriti një sukses të madh.  Ndonëse nuk u arrit  njohja  si shtet,  me këtë marrëveshje Kosova rikuperon në politikën   jashtme, që për këtë shtet të ri është  jetike. Jehona e kësaj marrëveshje ne mediat ndërkombëtare e beri më të njohur atë. Pavarësisht se  kanë ndikuar motivet propagandistike elektorale, ShBA, të cilat  ka qene më aktivet  në luftën për çlirimin e Kosovës, po tregohet akoma më aktiv në zgjidhjen përfundimtare të problemit të saj; njohjen nga Serbia dhe për rrjedhoje pranimin  në të ardhmen në institucionet e organizatat kryesore ndërkombëtare. Me zgjidhjen përfundimtare të problemit të saj hapet mundësia e bashkimit më Shqipërinë, duke bërë të mundur konsolidimin e një shteti  shqiptar me influencë në Ballkan. Pasi të njihet nga Serbia, askush nuk mund të ndalojë bashkimin me Shqipërinë. Nuk do të ketë të dy presidentë që të mos u lejohet të shkojnë në Amerikë, por një vërtetë më zë që të dëgjohet jo vetëm brenda vendit, por  në Ballkan, Evropë dhe më gjerë; do të ketë një gjykatë të lartë me gjyqtarët më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës që të kenë kaluar vetingun, të cilët do të vendosin drejtësinë e munguar prej kohesh; një prokurori të përgjithshme me prokurorë që të kenë kaluar vetingun, të cilët do të dërgojë në burg grabitësit e pasurisë dhe të jetës së shqiptarëve; do të ketë një ministri të jashtme, kështu që  ushtritë e zyrtarëve e diplomatëve nëpër konsullata, më shumë  të Shqipërisë  se  të  Kosovës që,  në vend që ti mbrojnë, vazhdojë të ‘taksojnë’  emigrantet tanë,  do të përgjysmohen. Ky do të jetë kurorëzimi institucional i një bashkimi që është bërë. Kosovarët janë vetë bashkuar me Shqipërinë. Këtë e kanë treguar vazhdimisht me pjesëmarrjet dinjitoze në art, kulturë e sport.  Ata frekuentojnë vazhdimisht plazhet e Shqipërisë nisur jo nga shërbimi që marrin, ku shpesh keqtrajtohen dhe diskriminohen, por nga patriotizmi që i karakterizon.  E treguan në raste fatkeqësish si tërmeti ku Banka e Gjakut të dhuruar në Durrës  u mbush me gjak të dhuruar nga kosovarët, të cilët arritën para nesh. Në arenën ndërkombëtare ka hezitim për të kërkuar gjënë më të  natyrshme të mundur: konsolidimin e një shteti shqiptar me institucione të qëndrueshme në Ballkan që nuk frikëson askënd (Shqipëria që nuk ka mundur të mbrojë veten përbeka rrezik për të tjerët!) dhe nuk përben precedent për askënd, as për  shqiptarët në Mal të Zi, as për shqiptarët në Maqedoni. Ata kanë pranuar opsionin, ndoshta më të leverdishëm, të ndërtimit të institucioneve të përbashkëta dhe po përparojnë  drejt Evropës. Ata vërtetë do t’i gjejmë në Evropë. Të vetmit që mund të frikësohen janë ato   që nuk duan institucione serioze shtetërore, dhe këto janë më shumë brenda këtyre dy shteteve tona se jashtë. Shqipëria dhe Kosova janë dy  gjysma te ndara që platonikisht, por jo utopikisht në këtë rast, kërkojnë njëra tjetrën. Ky bashkim është më i domosdoshëm se kurrë, sepse niveli i besimit në institucione si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë është më  i ulët se kurrë. Pa besim nuk funksionon  shteti. Shpresojmë se në një të ardhme të shpejtë ne Uashington dhe ne Bruksel  të firmoset bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.