Gëzuar, për të gjithë që festojnë Pashkët! (personalisht festoj javën që vjen) Gëzuar, sepse Pashka është në shpirt të gjithëkujt që e ndjen, është falje, dashuri, sakrificë për ata që i duam, durim e kurajo, është forcë karakteri, zemërgjerësi, altruizëm e mbi të gjitha besim, është besim tek e mira dhe shpresë tek njeri tjetri, tek miqtë e të afërmit, për të ardhmen më të mirë në ditët që do të vijnë.
Pashka është Ringjallja,
është thelbi i besimit,
shenjë e shpresës dhe inkurajimit!
Shpëtimtari ynë i ofroi vetes sakrificën
për të ringritur rënien e njerëzimit.
Krishti pagoi çmimin për pastrimin nga mëkatet.
duroi dhimbjen, për të shpëtuar.
aktin vetëmohues të dashurisë,
lirinë e vërtetë për të përjetuar.
Unë ende e shoh trishtimin që rritet në sytë e Tij.
Ndjej në zemrën time
çdo gozhdë ngulur thellë në duart e Tij
Ndjej gjembat që shpojnë thellë kokën time,
Teksa shoh pikën e fundit të rënies së gjakut të Tij,
duke mbuluar akuzuesit e Tij, njollosur me gjak,
Mbi krenarinë, zemërimin e urrejtjen.
Me fjalët e tij postulat:
“Fali o At, se nuk dinë ç”bëjnë! “
Ai më sheh me vështrim plot dashuri.
E më thotë: – Fali, përsëri!
Ndaj ka ringjallje,
shpresë për njerëzimin e dashuri…