Të nderuar miq e mikesha,
doli nga shtypi libri im i shtatë me poezi
“KUR SHKOJ NË FSHAT”.

Libri ka poezite qe keni ndjekur kohet e fundit
ne faqen time te fb dhe shume poezi te tjera
qe botohen per here te pare. Kush ka deshire
ta kete ne biblioteken e tij le te me kontaktoj
ne messenger.
Falenderoj perzemersisht shtepine botuese “Botimet Jozef”
per punen e shkelqyer dhe me profesionalizem qe ka bere ne
pregatitjen dhe shtypjen e librit dhe i uroj suksese pa fund ne
punen e tyre.
Ju falenderoj perzemersisht te gjithe juve qe me ndiqni
me komentet dhe pelqimet tuaja me pasionin e bukur te poezise
duke ju uruar gjithe te mirat ne jeten tuaj.
Me kete rast po ju pershendes me disa frgmente te shkeputura
nga poezite e ketij vellimi te sapo botuar.
Lexim te kendshem e nje dite te mbare ju uroj.
*******************************************
Krisma e saj si një e shtënë,
Na ndiqte pas në të larguar,
Dora e saj plagosi rëndë,
Atë mëngjes të mrekulluar.
(A mundesh vallë ta quash nënë?)
***
Veç njerëz gjej gjthnjë e më rrallë,
Ikën,
u shpërndanë e ikin nëpër botë,
Unë, në majë të Globit, do bëja tellall,
E lamë këtë vend të bukur si mall pa zot.
(Kur shkoj në fshat)
***
“T’më kishe sjellur nipat do doja më shumë.
Do më shtonin ca ditë e do ikja e kënaqur,
Po ti humbe larg, në pushime e në punë,
E unë s’të prita dot, o bir, kaq sa isha plakur.”
***
Harrojnë gruan sa është e vyer,
Se është si qelq dhe e brishtë,
Të jesh i dashur, i pëlqyer,
Duhet të jesh shpirt fildishtë.
(Gruaja)
***
Mua më lë pritjen dhe ëndrrën, pagjumësinë,
Të të ndjek kaq pranë e të të mos prek dot,
Më bëre të humbas paqen e qetësinë,
Kur mbytur në mall, më çon të ëmblin lot.
(Hapësira nuk na mund)
***
M’u rritën krahët dhe mua për çudi,
Dhe në krahë ëndrrash fluturoja pas tij,
Nuk di t’ju them sa ish e vërtet, nuk e di,
Por ju them: nga zemra ato çaste nuk i fshij!
(Këndon një zog)
***
I mbush ditët e mia me aromë pranvere,
Më bën të humbas forcën e gravitetit,
Më bën aq të lehtë sikur t’isha prej ere,
M’jep forcë të matem dhe me dallgët e detit.
(Bukuria jote)
***
Unë për pranverën kam lindur,
Dhe ajo ka ardhur për mua,
A thua do ta kisha bindur,
Sikur t’i thoja “S’të dua!”?
(Pranvera)
***
Një dashuri kur të mungon,
Të vret më shumë se ky virus,
Në natën qorre që na mbulon,
Kërkoj të zgjidh këtë rebus.
(Pse ike)
***
Dhe vazhdoj kështu me trastën time rrugën e gjatë,
Duke lënë pas pasurinë time pak e nga pak,
Derisa t’ma presin një ditë, shpresoj t’mos jetë natë,
Se dua që të më kujtojnë me diell dhe atje larg.
(Rrugët e gjata dhe unë)
***
Edhe pse për pak ditë ike,
Nuk e di sa u ndjeva keq,
Sikur shekuj larg më rrike,
Sikur shpirtit diçka m’i heq.
(Sa më mungon)
***
Ti s’e di sa shumë që vranë,
Xhelozia e botë e gjorë,
Dashuritë pa lule lanë,
Si acari, e ftohta borë.
(Të lutem, dimrin mos ma kujto)
***
Vendi duket sikur merr frymë më lirë e më qetë,
Kur ikën një prej tyre sikur flak tej një këpushë,
Sikur heq me neveri pjellën e keqe, llumin e vet,
Mushkëritë, me ajër të pastër e me jetë, i mbush.
(Kur ikën ndonjëri prej tyre)
***
Shpirtin tënd që dikur këndonte simfoni,
Nën peshën e viteve e pashë të lëngonte,
Më vinte keq po ç’të bëja, më thuaj dhe ti?
A mund t’i ktheja fletët pemës që dimëronte?
(Kur shpirti dimëron)
***
Unë nuk kërkoj fajtor për dashurinë tonë,
As në këto vargje që po shkruaj sot për ne,
Veç kam mall që ta kujtoj (dhe pse na lëndon),
Kujtimet na kthejnë e themi: “Sa e bukur qe!”
(Në ngricën që lë pas)
***
Ndoshta mendueshëm përtyp nëpër dhëmbë,
Një copë kënge me zë t’ëmbël si kanarinë.
Pse më lë të përhumbur këtu, në këmbë,
Të flas unë sot me erërat që shkojnë e vijnë?
(Pse më lë këtu)
***
Sa herë që vjen ti, lulet rrahin petalet,
Natyra, kudo përreth, merr më shumë dritë,
Duket se dhe koha harrohet e ndalet,
Kur sheh udhën, që prej teje, sa shumë ndrit.
(Sa herë që vjen)
***
Ti dhe ndarjet i zbut plot fresk e plot jetë,
Trishtimin e fshin me shikimin plot dritë,
Si perëndim i bukur që ylberet thërret,
Gjithshka rreth meje i jep rreze dhe e ndrit.
(Të pres rishtas të vish)
***
Lumi etur digjej diellit,
Si këpushë i dukej pellgu,
Dhe me sytë lart drejt qiellit,
Priste pellgun t’flak te bregu.
(Pellgu)
***
Kaltërsinë zbrite nga qielli,
M’ndeze yjet si prush në sy,
Edhe koha me rreze dielli,
Na përqafoi neve, të dy.
(Ti më fale shumë)
***
Këto ëndrra jetime gjithmonë i thërresin nëpër netë,
Kudo nëpër botë ku era e fatit i shpërndau pa mëshirë,
Ata i përkëdhelin me dhimbje e mbeten me shpresë,
Dhe pse ndoshta do të mbesin, për ta, vetëm një dëshirë.
(Braktisja)
***
Më thoni diçka të më bëjë të qeshur sonte,
Diçka të bukur mjafton edhe një fjalë,
Sajoni një gënjeshtër të më freskojë pak ballin,
Më thoni se hëna fjeti në një shtrat me diellin…
Sonte do besoja gjithshka veç të ndjehesha gjallë,
Larg botës meskine, që vret, ku puthen hijet me djallin.
(Çaste mërzie)
***
Një tingull, një lule që çelte, kishim harruar,
Sa shumë ishim larguar në hapësirën bosh,
Ngjante jeta jonë një letër e copëtuar,
Pa kuptim, pa vlerë, që hidhnim në kosh.
(Kthimi yt)
***
Më flet me sy, me rreze dielli,
Me ngrohtësi që sjell pranvera,
Kur vjen ti, kaltërsi qielli,
Sikur bota ka ardh’ te dera.
(Kur më rrethon ti dashuri)
***
Bota kishte mbetur tej, në skaj, e harruar,
Mbi zënkat tona binte, si pluhur, pendimi,
Kujtimesh, humbisnim si dy yje të shuar,
Si rrezet që mbyt dhe ha perëndimi.
(Si dy yje te shuar)
***
Ishte një nga të thjeshtit, një midis nesh,
Por me shpirt njeriu e zemër të madhe,
Ai do zemërohej dhe po ta merrte vesh,
Nëse do t’i vija emrin në këto dy vargje.
(Vdiq një burrë)
***
Edhe pse për pak ditë ike,
Nuk e di sa u ndjeva keq,
Sikur shekuj larg më rrike,
Sikur shpirtit diçka m’i heq
(Sa më mungon)
***
Mua këtu do t’më gjesh, s’do të lëviz kurrë,
Verërat dhe dimrat pa rreshtur le të vijnë,
Do të thonë se u tret e prej pritjes u bë gur,
Si në legjendat e lashta, u bë fli për dashurinë.
(Këtu do të më gjesh)
***