4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Kundret Pulomemaj

MOJ LABE E BUKUR NGA VLORA

Moj labe e bukur vlonjate
Flori njëzetë e katër karate
Tellëz e bukur e malit
Ja more zemrën djalit
Moj labe e bukur nga Vlora
Për tyja sa shum u lodha
Natë e dit te kërkova
Male dhe dete kalova
Moj labe e bukur si ylli
Nga mbrapa të ndjek bandilli
Ti sa këngën fillon
Bandilli zërin ta dëgjon
Bandilli për tyja mendon
Je ilac që e shëron
Po vall kush e kupton
Bor e malit që ndriçon
Sa vlen e sa kushton
Një labe nga Vlora jon
Si ylli i mëngjezit ndriçon
Me dritën qe lëshon
Dritë si bora në male
Labe e Vlorës krenare
Yjet mbi supe të rrin
Ndaj ke gjith bukurin
Bukuria jote prejari
Lum zoti që ta fali
Ndriçon fusha edhe male
Labe e Vlorës me halle

Pulomemaj Kundret

12/09/2021

“””””””””””””””””””

MOJ VAJZË E BUKUR SHQIPTARE
Moj vajzë e bukur shqiptare
Trupi i jot si selvi
Mëndjen më more fare
Prandaj të mbaj në gji
Flokët si fije ari
Fytyrën të kan mbuluar
Lëshon drit edhe në hije
Nga gjumi më ke zgjuar
Floku mbi supe lëshuar
Ngjajnë si fije ari
Moj mes hollë e uruar
Te porta të pret djali
Në mëngjes çohesh moj lozonjare
Si lulia plot me ves
Ti moj vajza shqiptare
Burbuqe që çel në mëngjes
Me ata sytë e shkruar
Dhe më fytur të qeshur
Si lulkuqia në ves
Në zemër më ke mbetur
Buza jote plot me gaz
E ëmbël si mjalti në hoje
Ti je lezeti i sevdas
Edhe hënës ja kalove
Hajde moj të shuaj mallin
Kam dal te porta të pres
Erdha o birbili i malit
Un e jotja dotë jem.

Pulomemaj Kundret

6/09/2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.