Pregaditi per botim.Gjin Musa
MIGENA ARLLATI
Mr. Sc e gjuhësisë
Prof. Migena Arllati është poete, gjuhëtare, publiciste, kritike arti.
Është e lindur në Elbasan / Shqipëri më 06.09.1974, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Familjet e të dy prindërve të saj nga Elbasani, për shkak të titujve të fisnikërisë si pronarë tokash dhe intelektualë të arsimuat, nuk u panë aspak me sy të mirë nga regjimi 50 – vjeҫar monist, duke përjetuar raste burgosjesh politike, përjashtimesh nga puna për shkak të biografisë së “dyshimtë”, konfiskime pronash, ndalime të së drejtës për studime etj.
Migena Arllati jeton në qytetin e Gjakovës në Kosovë prej 25 vjetësh me bashkëshortin Behar dhe katër fëmijët (Bora, Rina, Triumf, Argen).
Studimet e larta i kreu në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë shqipe dhe letërsi.
Diplomoi për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare.
Ka përfunduar studimet pasuniversitare Master për Gjuhësi në Qendrën Shtetërore të Studimeve Albanologjike në Tiranë.
Ёshtë Phd cand. – doktorante e albanologjisë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).
Karriera në gazetari:
Karriera e saj paraprihet nga dhjetë vjet angazhimi në gazetarinë radiofonike (radio Amadeus), të printuar (gazeta Lajm Exclusive), televizive (Tv Syri Vision) si dhe në Agjencinë e lajmeve KosovaLive.
Prej pasluftës së Kosovës, derisa punoi në media si gazetare e korrespondente, disa herë u shpërblye me çmime për punën e saj hulumtuese.
Në vitin 2002, organizata amerikane IREX e nderoi me Ҫmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar sfidave të gruas së pasluftës në Kosovë;
Në vitin 2006, Qendra mediale “Dukagjini” i ndau Ҫmimin e parë për shkrimet lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare.
Aktualisht është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë.
Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve shkencore në gjuhësi dhe punën në publicistikë e kritikë letrare, duke marrë pjesë me punime autoriale në dhjetëra Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, si dhe me prezantime të nivelit ndërkombëtar në Slloveni, Zvicër, Itali, Gjermani e Angli.
Deri tani, është redaktore dhe recensente e mbi 80 vëllimeve me poezi e prozë të autorëve shqiptarë e tre të huaj.
Ka botuar shkrime nga fusha e kritikës letrare dhe publicistikës pothuajse në të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në Kosovë, Shqipëri e rajon.
Puna dhe krijimtaria e saj me peshë janë prezantuar në Antologji vendore dhe ndërkombëtare në Europë e ShBA.
Znj. Arllati zhvillon një aktivitet të bujshëm edhe në kuadër të shoqërisë civile dhe organizatave humanitare, të cilat në vite e kanë nderuar me tituj të lartë.
Ajo mishëron përvojën e një intelektualeje të përhershme, guximin e një aktivisteje të palodhur dhe veprimtarinë e një humanisteje të papërtuar.
Prej kohësh përballet me ofertat për të hyrë në politikë, por ka vendosur të mbetet apolitike, duke i shërbyer shoqërisë si një intelektuale e pavarur.
Botimet:
Autorja deri tani ka botuar dhjetë libra:
Çmime në letërsi:
Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani.
Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin “Yllka Domi”;
“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi poezinë e saj “Jeta ime poezi” me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar;
Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me tregimin “Piano”;
Në Konkursin mbarëkombëtar poetik nё Istog, në dhjetor 2015, triumfoi duke fituar Çmimin e parë “Dr. Ibrahim Rugova” me poezinë “Burri i dheut”;
Në Festivalin e Letërsisë, në janar 2016 në Podujevë, zuri vendin e dytë me poezinë “Ngadhnjim i ri”;
Në korrik 2016, zuri vendin e dytë me poezinë “Idealizëm” në manifestimin letrar mbarëkombëtar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve;
Në shtator 2016 në Klinë, u nderua me Ҫmimin e parë për poezinë “Motiv monologu” në Takimet tradicionale kushtuar reporterit të luftës dhe poetit të ndjerë Tahir Desku;
Në dhjetor 2018 në Bajram Curr zuri vendin e tretë me poezinë “Unë, pianoja jote!” në konkursin poetik kushtuar dashurisë;
Në qershor 2019 në Zgatar / Sharr zuri vendin e parëme poezinë “Përjetësi në gjak”, kushtuar 20 vjetorit tëlirisë së Kosovës;
Në janar 2020 në Prizren fitoi Ҫmimin e Publikut me poezinë “Lutje për dashurinë”, në aktivitetin vjetor letrar kushtuar presidentit historik Ibrahim Rugova.
Tituj të lartë:
*Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan
Vendlindja e saj Elbasani, Bashkia e qytetit, e shpalli znj. Migena Arllati “Qytetare Nderi” me motivacionin:
“Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”. Vendimi u mor me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak në mars 2015.
*Në dhjetor 2016 laureohet nga “Albanian Excellent”në Tiranë për angazhimet e shumta në shoqërinë civile, punën e frytshme në letërsi dhe në arsimin shqiptar;
*Në qershor 2018 certifikohet nga Instituti shqiptar për Lidership: “Lidere e Mijëvjeҫarit të Ri”;
*Në korrik 2018 shpallet “Ambasadore për Paqe” nga Federata Universale e Paqes;
*Në gusht 2018 nderohet me titullin “Misionare e Kombit Shqiptar” nga Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare me seli në Tiranë;
* Në shtator 2018 nderohet me titullin “Humaniste e shoqërisë shqiptare” nga Shoqata e Gruas në Gjakovë;
*Në dhjetor 2018 nderohet me titullin “Imazhi shqiptar për kritikë letrare dhe publicistikë” nga Forumi mbarëkombëtar “Imazh & Media” në Tiranë;
*Në maj 2019 emërohet “Ambasadore e Shtetit”, e para përfaqësuese zyrtare e Republikës së Kosovës në“Universum Academy Zvicerland”;
*Në qershor 2019 Gazeta e Alpeve “Tropoja” e nderon me “Çmimin e Meritës”;
*Në gusht 2019 kryen me sukses “Akademinë Verore për Komunikim Diplomatik, Protokoll dhe Etikë” nëPrishtinë, organizuar nga Academy for Diplomacy and Protokol & London College;
… si dhe dhjetëra e dhjetëra Mirënjohje e Falenderime nga institucione anë e kënd trojeve shqiptare.
Aktiviteti në shoqërinë civile: “Ambasadore e Shtetit”, e para përfaqësuese zyrtare e Republikës së Kosovës në“Universum Academy Zvicerland”;
Drejtoreshë e Fondacionit të gruas intelektuale “Nermin Vlora Falaschi”, dega në Gjakovë;
Nënkryetare e Organizatës Humanitare të Kryqit të Kuqnë Gjakovë;
Zv.kryeredaktore e Gazetës së Alpeve, Tiranë;
Anëtare e kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë;
Anëtare e kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë;
Anëtare e Bordit drejtues të LShPA “Pegas” Albania;
Anëtare e Akademisë Shqiptaro – Amerikane të Shkencave dhe Arteve;
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;
Anëtare e Organizatës Botërore “Pentasi B World Friendship Poetry”;
Anëtare e Institutit Alb – Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup;
Anëtare Nderi e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” nëSuedi;
Anëtare Nderi e Klubit të Çiklistëve “Gjakova 137”.