13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Lamtumirë Profesori ynë i dashur, Jakup Jahiri!

Akademik  Nijazi Halili

Lamtumirë Profesori ynë i dashur, Jakup Jahiri!Open photo

Me trishtim të thella mesova se u shuajt zemra e Profesorit tim të shtrenjte, Jakup Jahiri. Jeta ka shumë ndarje të dhimshme. Secila ka historine, mbresat, kujtimet e veta, që lene vragë të thella në botën e çdo njeriu. Profesor Jakupi ishte nje nga ata njerez, humbja e të cilit len vrage të thella në jeten time dhe të kujtdo që e ka njohur nga afër. Profesor Jakupi ishte dijetar i madh. Ai ishte i vetmi që me ka nxitur per t’iu perkushtuar studimit të thellë dhe të panderprerë. Lexova çdo germë të korpusit të tij. Shenova pa fund nëper faqet e veprave të tij. Mesova metoden, stilin dhe gjuhen e tij. Profesori Jahiri ishte profesor mendjehapur dhe zemermadh. Sa here ju drejtova asnjeherë nuk u refuzova. Ai me dha gjithçka. Me ofroj çdo dije. Me dha çdo model. Me dhuroj çdo pervojë të tij. Dhe i tille ishte me te gjithë, kudo e ne çdo kohë. Profesor Jahri nuk na edukoj vetem me fjale ai na edukoj me atraktivitetin e shembullit te tij unik, deri ne rrahjet e fundit te zemres te tij, Profesor Jahiri nuk ju ndau studimit, shkrimit, veprimtarive shkencore dhe prononcimeve publike. Ishte i paepur. Jahri renditet nderë personalitetet e larta te mbrojtjes së kauzes kombëtare. . Sa shumë na dhe Profesor Jahiri! Ti mbetesh gjithnjë kujtim dhe edukim në zemrat tona. Ti mbetesh modeli i perkushtimit për dije, dhe dashuri për atdheun. Ti do jesh ideal dhe model i kauzës kombëtare per shume breza që do vijne. Ti jetove i heshtur. Kontribuove pa kërkuar merita. Nuk ju berë bezdi askujt. Nuk ju bere rende as tokes shqiptare, per te cilen te rrahu zemra deri në çastin e fundit të jetës. Do na mungosh profesor… Do te jemi perhere me vepren tende profesor… Mirënjohje perjetë o modeli i shume brezave… Lamtumirë Profesori yne i madh, Jakup Jahiri!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.