12.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

LAVDI HERONJEVE TE VIGUT

LAVDI HERONJEVE TE VIGUT
1944 – 21.08.2020 – 2020
76 VJET
SI sot 76 vjet më parë, më 21 gusht 1944, në Vig të Mirdites njësiti partizan prej 5 trimash komunistë ilegalë : Ndoc Deda, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ahmet Haxhia dhe Hydajet Lezha u gjenden të rrethuar befas e në pabesi prej mbi 300 tradhtarësh të reaksionit të zi të maleve!.
Me synimin që t’u dorëzoheshin urisë e etjes, tradhtarët i mbajtën bijtë e popullit, rrethuar në mes të gushtit, pa buke e pa ujë, por 5 trimat partizanë e kishin ndarë mendjen me dekë e mos me e thye besën dhënë Partisë Komuniste e Komandantit.
Bijtë e thjesht të Atdheut i përbuzën edhe thirrjet, edhe premtimet e krerëve të reaksionit për t’u dorëzuar në shkëmbim të jetës, por djemtë e Krujës, të Lezhës e të Shkodrës e “dhanë jetën si me le” nën qiell te hapur ne mes te nxehtit të gushtit te pesë heronjte me besa-besë, luftuan, deri sa u vranë të gjithë, kapur dorë për dorë, duke mbajtur lart flamurin e LANÇ-it.
Në çastin e fundit të jetës tyre, djemtë e nënave krenare, gjetën forcë t’i shkruanin letër Komitetit Qarkor të Partisë të Shkodrës për t’i shprehur besimin e patundur në fitoren që po vinte mbi nazifashizmin e mbi tradhtarët e vendit!
Heroizmi, trimëria e sakrifica vetmohuese e partizanëve të Vigut i dha jehone te madhe gjithë malësisë se Veriut e në gjithe Shqipërine
Ne kete dite te shenuar bera homazhe dhe dergova keto Heronj te Popullit.
Lavdi Heronjve te Vigut!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Atdheut te te gjitha kohrave !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.