7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Nëntor 2025

Leke Imeraj

Populli udhëhiqet, nuk sundohet me dhunë

Parulla “tolerancë zero kundër krimit”, dhe prodhimi vazhdimisht I ligjeve shtërnguese dhe penalizuese, janë dhunë, terror psiqik mbi popullin.
Regjimi I diktaturës ishte boll I dhunshëm, por ky regjimi “demokratik” (lumpenkomunist) që po përjetojmë tani, ia ka kaluar.
Argumenti:
Në vitin 1988, kur Shqipëria kishte mbi tre milionë banorë, ka pasur gjithsej 5009 të dënuar me heqje lirie, 166,6 të burgosur për 100 mijë banorë. Sot, popullsia bruto e vendit tonë, llogaritet në rreth
2. 877000 banorë. Nga këta, 40 për qind jetojnë jashtë vendit (ndoshta më shumë). Nga popullsia neto, brënda vendit, ka 5440 të burgosur. Dmth, 312,7 të burgosut për 100 mijë banorë, rreth 48,3 për qind më shumë se në vitin 1988, viti i kohës së diktaturës. Jemi në vendin e dytë në Europë. Krahasohemi me vendet e botës së tretë, të regjimeve fashiste.
Populli udhëhiqet me mend, nga njerëz patriotë, të ditur, të ndershëm, dhe të guximshëm, nuk sundohet me dhunë, nuk mbyllet në burgje.

Njeriu është pushtet i natyrës-nuk mund të ndryshohet

Nga libri im: Ne nuk jemi më fëmijë

Dua t’ju kujtoj një rast, të pazakontë, që tregon shumë qartë, se çfarë do të thotë të mundohesh të ndryshosh pushtetin e natyrës, mbi njeriun.

Tregimi bën fjalë për një djalë nga Kanadaja.

Djali quhet Bruce Reimer. Si ndodhi?

Bruce erdhi në këtë botë në vitin 1966, binjak, bashkë më vëllain tij Brian. Pas shtatë muajsh, kur gjithçka shkonte për mrekulli, nga opracioni i synetllëkut, filloi tragjedia e jetës së tij. Penisi i Bruces u dëmtua aq shumë, sa nuk mund të riparohej më. Dëshpërimi i prindëve ishte i pazakontë.

Ata muarën kontakt menjherë me psikologun dhe hulumtuesin seksual, John Money.

Money ishte përkrahës i teorisë se, gjinitë nuk janë të programuara nga natyra, por mësohen gjatë edukimit. Prandaj ai ju rekomandoi prindëve ndrrimin e gjinisë së djalit. Dhe ashtu u vendos.

Bruces ia hoqën testikulat, filluan ta mjekonin me hormone femërore, e veshën me fustan, dhe me kaq menduan se ia arritën qëllimit. Bruce nuk duhej ta mësonte kurrë atë që i kishte ndodhur.

Bruce u rrit dhe hyri në moshën e pubertetit.

Ia shtonin dozën e hormoneve fëmërore, dhe si rrjedhojë, iu zhvillua gjoksi.

Kur mjekët vendosën që t’i bëninë vaginë artificiale, ai kundërshtoi.

Bruce e kishte kuptuar me kohë, që diçka, nuk shkonte me trupin dhe mendjen e tij. Sa më shumë që rritej, aq më shumë ndergjegjësohej për atë që nuk shkonte. Kjo e revoltonte shumë. Griste fustanet, urinonte në këmbë, dhe ndeshej me djemtë. E urrente trupin e vet, pa e ditur përse.

Prindët e dërgonin vazhdimisht tek psiqiatri për mjekim. Familja e kishte humbur qetësinë dhe sigurinë, megjithatë shpresonin tek mjeku psiqiatër.

Ata vuanin bashkë me djalin e tyre, por përseri nuk merrinin guximin t’ia thonin të vërtetën.

As fustanet e praruarë, as hormonet e pafundme, nuk po e bënin Brucen vajzë. Jeta dhe sjellja e tij bëheshin gjithnjë e më të komplikuara.

Nga që, askush nuk ishte në gjendje të thoshte, se çfarë duhej bërë më tej, vëndosën t’i tregonin të vërtetën.

Në këtë moment, Bruce kishte mbushur 14 vjet.

Ai, kur mësoi të vërtetën, kaloi në fazën e çmendurisë së plotë. Nuk mbahej. Pas një mjekimi intensiv, u rikthy në gjendje arysetimi.

Por, si arsyetoi Bruce!

E para gjë që bëri, i vuri flakën dollapit të rrobave. Fustanet e tij firmato, u bënë shkrimb e hi. U vesh si djalë dhe filloi të sillej si mashkull. Ia vuri vetes emrin David. Programi i tij nuk kishte mbaruar.

Iu drejtua kirurgut për të hequr gjoksin femërorë dhe vendosur penis. Ai e ndjente veten mashkull dhe donte të kompletohej si i tillë.

Në moshën 32 vjeç u martua, dhe gjashtë vjet më vonë, bëri vetëvrasje.

Torturat shpirtërore dhe fizike, hormonet femërore dhe sjelljet e detyruar, jashtë natyrës së vet, e kishin lodhur dhe rrënuar atë. Ai ishte terrorizuar vite me rradhë psiqikisht, nga që nuk kishte guxuar të ishte ai që e kishte programuar natyra. Nuk mundi më.

Jo vetëm kaq. I vëllai i tij binjak, Brian, kishte përjetuar me shumë dhimbje eksperimentet mbi vëllain e vet. Nga që nuk mundi t’i duronte më ato eksperimente shtazore, bëri vetëvrasje, dy vjet para se Bruce të bënte të njejtën gjë.

Nëse gjithkush bën ato që ka në pushtetin e vet, bën boll. Larg duartë nga pushteti i natyrës!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.