10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Liliana Leka Merxhani

Dua te te vij nje dite

Mund të jetë një imazh i mal dhe natyra

Rri e te shikoj nga larg,

O me i bukuri ne dynja,

Do te behem zog me krahe,

Te vij, e te pushoj pastaje.

E pse je bere me djerse?
Dite e nate pse loton?
Ti ishe lule me vese
I munduar pse rrenkon?
C’bare ngarkove ne supe?
Pse je nxire e bere stere?
Te iku nuri i bukur
O trendafili me ere.
Ata qe i rrite vete,
Nuke i ke, e si shikon
Te mundon malli i madh,
U plake edhe lengon.
Ke hedhur sharkun e zi
Hiqe se s’te ka lezet
Dua te te shoh te ri
Sic te lashe para ca vjet.
Hap dritaret, ndezi dritat
Te shoh shkelqimin e pare
Ngreu e pastro rrugicat
A, je plak e hiqej zvare?
Ne jemi plakur te gjithe
Me te plakur dhe nga ty
Se kemi brenge ne shpirt,
Te lam ne vetemi,
Po deshe mos mba inat
Qe te shome me te ralle
Se ashtu ish bere fat
Ti vijme botes verdalle.
Si ti qe nuke na haron,
Ashtu jemi edhe ne
Sepse shume na mungon,
Ti, na jipje shume vlere.
Bijte e tu ngado qe jemi
Per tija jemi krenare,
Emrin tend te shkruare kemi
Ne zemer e ne damare.
Dua te te vij nje dite
Qeparo o vendi im,
Te ti thom hallet e mia,
Te me sherosh shpirtin tim.
Ta dish i dashur
Nuke te tradhetuam
Edhe pse ikem,
Tek ty zemren leshuam.

Trupi andeje e zemera tek ty

Ti them me shpirt

Per perendi

Me beso i dashur Qeparoi im..

*****************************

Liliana Leka Merxhani

Corfus me 04-11-2021.

“””””””””””””””””””””””””

Ajo qe nje dite prilli.
*********************
Ajo dite e kater prillit
Me ka ngelur ne kujtese,
Me dy femijet per dore
Mora rrugen per kurbet.
Sec u ngrita qe pa gdhire
Mbylla dere e penxhere,
U ktheva tek dere e vathit
Hodha site dhe nje here.
Me dukej sikur ankohej
Shtepia edhe me thosh,
Ku vete? o lume madhe,
Ti bere mundime plot.
Pa e kaluar oborin,
Qeni me shikon ne sy
Sikur duaj te me thoshte
Pse me le ne vetemi?
U ktheva e bera kryqin
O zot mua me ndimo
Se ikij e le mundimin
Ne vend te huaj do shkoj.
Femijet ishin te vegjel
Donin motren e babane,
Me thoshnin hajde nxitou
Tre muaj kishin pa pare.
Ika po koken nga prapa
S’me benin kembet perpjete
Morem makinen e fshatit,
E u nisem per kurbet.
Me Curo Markun shofer
U nisem per Kakavi
Bashke edhe tre te tjere,
Me Sandrin kunatin tim.
Ajo qe nje dite prilli
Nje dite prilli e ftohte,
Kurre s’kam per ta haruar
Femija nje grusht u mbelodhne.

Iknin me gezim te madh

Se do vinin tek babai

I mbajta ne gjirin tim,

Sa u sosem te karavi.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””

Liliana Leka Merxhani

Corfus me 27-10-2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.