Te nderuar zonja e zoterinj, miq e shoke qe njihni dhe perkrahni punen time!
E ndjej si detyrim ndaj te gjitheve t’ju sqaroj lidhur me permendjen e emrit tim ne emisionin “Shihemi ne gjyq” ne Tv Klan para disa ditesh.
Behet fjale per vitin 2006, kur u ngrit nga Shteti “Qendra Kombetare per Edukimin dhe Arsimimin e Femijeve ne Gjakmarrje e Nevoje” ne Poliçan-Skrapar.
Fondet e çelura nga Ministria e Çeshtjeve Sociale per menaxhimin e Qendres kalonin ne Bashkine Poliçan nga kjo Ministri dhe me pas duhej te kalonin ne Qendren e Femijeve me strukture te ngritur nga Bashkia Poliçan.
Me 14 Tetor 2006 une pas shume perpjekjesh per te nxjerre femijet nga ngujimi, duke marre bese ne emer te familjareve te mi, i çova femijet e pare qe u sistemuan ne Qendren ku do edukoheshin, arsimoheshin e socializoheshin ne shkollat publike te qytetit te Poliçanit.

Por, femijet dhe kushdo prej nesh, qe me zemer i besoi ketij projekti, ishim te pafat! Shume shpejt futi duart korrupsioni! Femijeve filloi t’ju mungonte gjithçka dhe per cdo gje me thonin mua kur shkoja t’i vizitoja. Asajkohe une per kete problem i kerkoja sqarime Bashkise Poliçan dhe Ministrise se Çeshtjeve Sociale, ku Ministria thoshte se i kishte çelur fondet dhe i ka kaluar ne Bashki ndersa Bashkia pergjigjej qe fondet nuk kane ardhur. Ping-pong pa pergjigje dhe pas 13 vitesh, pa autore dhe pa pergjegjes per kete krim!
Per kete problem te krijuar, une u detyrova te beja padi ne Prokurorine e Beratit, ndonese e vetedijshme se per kete korrupsion do te perballesha me pushtetare te larte dhe une isha krejt e vetme ne Jug te Shqiperise, por pata perkrahjen e prinderve te femijeve qe per asnje moment nuk me lane vetem. Ato erdhen me mua ne Kryeministri, ne Komisionin Parlamentar te Çeshtjeve Sociale, ne Presidence e kudo ku une pata shprese te zgjidhej ky problem e te vazhdonte Qendra e Femijeve funksionimin.
Prokuroria e Beratit per te shpetuar pushtetaret e larte , u perpoqen te me ngarkonin mua me pergjegjesi, ndonese nuk kishin as te drejte morale e as ligjore. Une sipas Statutit Ligjor kisha per detyre vetem nxjerrjen e femijeve nga ngujimi e mbikqyrjen per mbarevajtjen e tyre. Pavaresisht se nga paditese u ktheva paradoksalisht ne te paditur, une jam perballur me drejtesine qe me nxori te pafajshme, por nuk u gjet se kush pervetesoi fondet dhe ky problem nuk gjeti zgjidhje per vite me rradhe. Femijet mbeten pa ushqim, punonjesit pa u paguar, nder ta edhe une, dhe te gjitha shpenzimet pa likujduar.
Mendoj se zoterinjte qe me permenden e dine shume mire qe une jam bashkevuajtse me ta, ndonese ata gjeten rrugen jo te duhur per zgjidhjen e problemit.
Se kush jam une dhe cfare bej per femijet ne gajkmarrje e familjet e dine ata, familjet dhe Zoti. Vec ky I fundit mund te me ndaloje ne luften time qe kjo problematike mos te ekzistoje me ne Shqiperi!
Nese ne kete vend do te kishte drejtesi dhe une besim ne te, ju garantoj se nje padi per ate emision ku u lakua emri im me pa te drejte , do te ishte minimumi.
Kam shume pyetje pa pergjigje keto 13 vjet, por qenkam shume e vogel perballe korrupsionit per te gjetur pergjigje.
Une po punoj fort dhe do vazhdoj te punoj fort me shpirt qe kjo problematike te marre fund ne Shqiperi.