22.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Lina Guri

FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT/ PROJEKT I RI NË QYTETIN E LEZHËS

•Ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, synon rikonstruksionin e fasadave të objekteve përgjatë Lumit Drin dhe rikonceptimin e hapësirave të brendshme të bllokut nr. 1 në qytetin e Lezhës.

•Ndërhyrja parashikon unifikimin e mbulesave të objekteve, duke realizuar çati me strukturë druri/metalike, dhe veshje me thegulla vendi. Gjithashtu në fasadat e objekteve do të aplikohet sistemi kapot.
•Teksturat e aplikuara do të synojnë krijimin e një kompozimi dinamik duke i dhënë një imazh të ri objekteve por edhe portës hyrëse të qytetit.
•Hapësira e brendshme e bllokut do të rikonceptohet me një organizim të ri. Në pjesën qëndrore do të pozicionohet hapësira e parkut, e trajtuar në disa zona me gjelbërim, stola dhe sheshe lojrash për fëmijë.

•Përreth sheshit qëndror përgjatë objekteve do të pozicionohet rruga qarkulluese për automjetet, të cilat do të parkohen në dy hapsirat e parashikuara në dy skajet fundore të bllokut.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.