10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Luan Kalana.

…”Arratisur, syrgjynosur,rraskapitur dhe katosur,po vajtonj pa funt, pa shpresë, …

Çirem, digjem i vrerosur,sakatosur, çarmatosur,as i gjall’, as i varrosur,Ënderonj pa funt, pa shpresë …”-Fan S.Noli.

      MERGIMTARI NGA  HALLI…

Ju që jetoni në vendin tim,

S’mund ta kuptoni sa e rëndë,

Në tokën me njeres të huaj ,

Peshon dy fish jeta në mërgim.

 

Ju që na paragjykoni, ”që jetojmë mirë”,

Me njerës që s’flasin gjuhën e Atit  tim,

S’mund ta mendoni,pa e provuar vet të jetoni,

Se djersa s’mjafton,pa ta marë gjakun “bossi’.

 

Jua qajm hallin që jetoni në vuajtje e mjerim,

Ne qajmë dyfish,lotët lumë, edhe për mallin,

Për lëngimin e shpirtit që dergjet në dheun tim,

Pa pyesni njëherë o vëllezer,koskat ku po i lini ?!

 

Trupi ynë ështe i sakatuar ,në gjysëm njeri ,

Edhe kur zemrat jane plagë,për ne s’pyet njeri,

Emrat na i keni  haruar,me gjyshër e fëmij,

-Dijeni mirë ,aty na kini,sa kemi Nënën Shqipëri !!!!

 

Mos haroni jemi një trup,na llogarisni edhe Ne,jemi shqiptare,

Se pa lekët tona,Shqiperia nuk do ishte, ku është atje,

Packa se na i moret paret ashiqare,në firma e piramida ,

Do i pagoni te gjitha ,ato qe na i vodhet “o hajdute milioniere”

 

Ku shkuan pasuritë pesëdhjetvjecare “o pashallarë modernë”?!

I futet në xhepa, banka ,në villa e pallate,pushtuat bregdetin,

tani dilni rrugëve  “heronj “ shpëtimtare ,mashtroni turmat,

fshihi pas “partive”,të mbroni pasurit ,o don kishotë mjeranë…

@ Luan Kalana,Florida SHBA.!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.