7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Luan Kalan,SHBA.-Ish Mesues ne Devoll.

(redaktim) TREVA E DEVOLLIT -”shpellë thesari” e Shqipëris
-peisazh natyror-guide turistike
(marë me shkrutime nga libri “DEVOLL-SHQIPERI,2 përjetime” L.K.)
…sa për të shuar kureshtjen e lexuesit
-Rrallë gjen mbi tokë,në planet,një reliev gjeografik,mrekulli të bërë si me dorë,nga gjeniu artitekt “Mother Natyre”,lugina përrallore e Devollit,si një “”shpellë thesari” e fushës së Korçes.ne jugelindje te Shqiperis.
Nje perle origjinale natyrore e mbushur ,plot e perplot me tradita te pasura shpirterore e artistike njerezore,me devollinjte fisnike trima bujq e punetore te medhenj ne mbare boten,me artta famoze si Xhim Belushi i Holliwodi te deri tek Elida Topciu Janushi aktor,e e Teatrit Kombetar,shkrimtare poete brilante me poetin e pavdekshem Dritero Agolli e deri tek poeti madh lirik Skender Rusi,me shkrimtarin kronikan epokal Kosta Nake,me kengetare te shumte popullore qe nga Ali Kondi e deri tek i pavdkshmi Kastriot Ago,Ana Goce ,Endri Fifo e shume te tjere,me intelektuale te shquar,ne te gjitha fushat,koneate akademike , si dhe me pasuri nentokesore te shumta,dhe me token pjellore qe ben dhe “karamele”
Pasi le pas qytetin e Korces,”parisin e vogël”rrugës anash maleve të Moravës që zbresin në fushën e Korçës,vijon autostrada nga ku të kap syri në lindje në horizont dy nyje kapërdimje mes maleve.
Njëra mban emërtimin Gryka e Zëmblaku,(fshati ne afersi te grykes),që depërton përtej në luginën e bukur të Devollit nëpërmjet rjedhës të lumit të Devollit
…dhe tjetra, qafa e Zvesdës që hyn në liqenin e Prespës së Madhe,me rrugën që mbahet drejt e në Bitol,qyteti shqiptar i Manastirit(ne teritorin Maqedonas) ,vatër patriotike e Rilindjes Kombëtare,me të famshim Kongresin historik te Alfabeti Shqip.
Portali i hyrjes të Devollit ,nje panorame manhitese e papare ndonjiehere.Nga Jugu zbresin majat e vargmalit te Moravës,me kodrat e Vranishtit e te Biskes,mbushur me geshtenja ,në rezervatin famos, me kafshe e fazane te Cangonjit,e me pas ne fshatin mikprites te lugines ,te Cagonjit te jargavane,duke u lagur me bregun e lumit te Devollit,qe i le lamtumiren e Devollit,per te hyre ne fushen e madhe te Korçes,e njohur si hambari i dyte i Shqiperis.
Nga ana tjeter e lumit per nga veriu ,ngrihen kodrat e Maçurishtit dhe te Gollobordes,plot me frutore mollesh,duke mare perpejte Malin e Ivanit,si nje piramide egjyptiane ,midis vargmalit te Thate qe vjen nga veriu dhe kthehet e drejt ne lindje,si nje mur mburoje i lugines.E ne mes kesaj kupole qiellore siper lugines,qe can majat e maleve qe rrethojne fushen e Devolli,me Malin me te larte te Gramozit,me “plisin” e bardhe ne maje ,mbuluar me bore dimer e behar nga ku buron lumi gjarperush i Devollit, shtrihet qilimi kolorit i fushes te begate te Devollit.
Duke dale nga fshati Cangonj,pershkojme mespemes fushes autostraden e drejt e ne qytetin piktores te Bilishtit,qender administrative e treves ,qe te krijon perfytyrimin sikur je ne nje “zvicer e vogel”.
Vazhdojme rrugen ,per te mbyllur siparin e lugines te Devollit,ne Doganen e Kapeshtices ,porta dalje per ne shtetin Grek.
Nga te dy anet e lumit dhe te fushes reze maleve e kodrave ,vargezojne qytezat si nje gjerdan ruazash,plot 42 fshatrat e Devolliit,njeri me i bukur se tjetri.
Duke filluar pas malit te Thate,Macurishti,me fshatrat qyteze Progri,Treni,Biricka,fshati minoritar maqedonas Verniku, Kapeshtica,Vishocica ,me kodrat e Trestenikut e Kurila .
Ndersa rreze malit te Moraves ,fshatrat
e populluara e famoze,si Vranishti,Bitincka ,Piluri,Ecmeniku,Babani,Stropani, Graca ,Hocishti ,Verlen,Grapshi,Gjyras,Cipani,Zicishti Suli,Koshnica,Qyteza ,Sinica.
Pasi leme qytetin e Bilishtit,lugina hapet drejt Jugut,qe nga fshati Kuc,Poloske,Borsh,Fitore,ne lindje matane lumit Bracanj,Poncara,Vidohova.Arreza dhe me lart andej nga rjedh lumi i Devollit ne malin e Gramozit,deri ne fshatin turistik te Dardhes ,me Nikulicen malore burimore.
Lugina ngrihet si me shklalle oborri ,ne nje pllaje fushore duke formuar katin e dyte rafshanlten e lugines ,pllajen e Dembaraves, me fermat e vreshtave dhe kodrat gjelberuese me menshtekna gjate rruges pyje me bredha.Tani lugina merr nje emertim te ri toponim Devolli i Siperm ,me Menkulasin vendlidjen e poetit te madh Dritero Agolli,”Nderi I Kombit”,e deri ne fshatin Cete dhe Mirasin e degjuar ,Bozhigradin.
Matane ,ne lindje te lumit e te kodrave te Poncares e te Shagut (Greqi),vazhdon Devolli i Siperm,i ndare i shkeputur ,nga trojet tona ,te lashta arbenore,ne teritorin e shtetit grek me rreth 25 fshatra shqiptare ,me qender adminitrative , me liqenin piktores qytetin shqiptar te Kosturit (Castoria),qe te gjithe te shpopuillizuar nga banore me origjine shqipatare ( Kam shkruar gjate per kete histori ne librat e mij,nje Cameri e vogel,jashte truallit tone autokton dhene Greqise nga Fuqite e Medha.pas Luftes I Boterore.)
Le te kthemi me pas,pa hyre ne qytetin e Bilishtit,ne drejtim te veriut ,hyn si pyke ne krahet te fshatit te lashte te Trenit,me gjurmet Ilire ,te Shpelles se Trenit dhe kalane e Trojanit,Liqeni i Prespes te Vogel,nga ku ngrihet kati i trete malor i lugines ,maje majave te malit te Thate ,me Zagradecin,Shuecin ,Rakicken,dhe duke vazhduar me fshatrat shqiptare te Prespes se Vogelt rreth liqenit ne teritorin e shtetit Maqedonas me ne qender Resnjen.
Po e mbyllem skice pejsazhi te shkruar me pak fjale e ilustrime ,ne vend te nje droni qe fluturon mbi luginen e arte te treves te Devollit, si nje guide turistike per ti ardhur ne ndihme miqve vizitorve,per te vazhduar me shkrime e pershkrmet e tjera te plota,te hedhura ne te dy librat e mij per Devollin,”sprove dhe perjetime”.
Ja dhe nje panorame frutore vjeshtore si nje epilog,te nje prologu pa mbarim,per Devollin ,kete “zvicer te vogel” ne jugelindje te Shqiperis :
“Dasma e Mollëve”-Cangonj,Devoll.
-Si vagon treni, nga Cangonji e deri lart në Arrez,
gjerdan brilant baça,kopshte plantacione frutore,
gurë bilardo,si bresher “larush”,bien perdhe mollët
qilim i arte i vjeshtes,lugina famoze Treves te Devollit.
-Si bletet frutat mblidhen sikur vijne krushqit ne dasëm,
vijne me radhe,qershite ,lajthite ,arrat ,geshtenjat,
dollia mbyllet me “mbretin Rush””,me mbretereshen starkinge”,
piknik a dasem e rralle e papare, kur mblidhen mollet.
Kodrat gumzhijne kur mblidhen lajthite ne Morave,
Bicke, Vranisht behet pafshire geshtenje e levozhge,
Sellcat Bilisht turma-turma njeres shkundin kaçkat,
dasem prej djali Vishocice e Cangonj,kur mblidhen mollet
Ikona e Bibles,Devolli kopeshti i shenjte i Edenit,
simbolike jetesore molla e Adamit dhe Eves,
pikture peisazhi,kolor i argjende vjeshte,
s’ka me bukur ne Devoll,se stina e dasmave,
jeni te Ftuar,mos mungoni,merrni me vete femijet,
mrekulli te jesh dhenderi e nusja i dasmes se Molleve…
Luan Kalan,SHBA.-Ish Mesues ne Devoll..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.