Me daten 1 janar 2021, u nda nga jeta Prof.Dr.Esat Duraku, kolonel ne pension, mikrobiolog, figure nga me te shquarat te mjekesise ushtarake.
Dr.Esati lindi ne qytetin e Gjakovës me 24.12.1935 ne nje familje me tradita te njohura atdhetare. Ai ishte xhaxhai i Heroit te Popullit Emin Duraku. Ka përfunduar studimet ne Fakultetin e Mjekësisë Tirane me 1953-1958. Ne vitet 1958-1960 punon si mjek i përgjithshëm ne Spitalin Ushtarak. Me pas, ne vitet 1960-1961 dërgohet për specializim pas universitar ne degën e mikrobiologjisë ne Akademinë Ushtarake Mjekësore ne Saint Petersburg te Rusisë ku përfundon me rezultate te shkëlqyera. Pas specializimit punon si mjek mikrobiolog dhe shef i repartit te mikrobiologjisë për 40 vjet (1961-2001). Ka filluar veprimtarinë shkencore ne vitin 1965 me studimet për shigelat (dizenterinë) qe ishte problem ne ato kohe ne kolektivat ushtarake por edhe ne Shqipëri. Me 1974 është Kandidat i Shkencave dhe me 1988 Doktor i Shkencave. Ne vitin 1995 ju dha titulli Drejtues Kërkimesh Shkencore dhe udhëheqës i temave shkencore te gjashte mjekeve mikrobiologë te vendit tone. Me 1995 i akordohet titulli Profesor Doktor. Gjate gjithë karrierës mjekësore ushtarake ka qene vazhdimisht pedagog i jashtëm ne katedrën e Mikrobiologjisë. Është autor dhe bashkautor i disa teksteve si i librit te pare te “Mikrobiologjia Klinike” dhe tekstet mësimore te mjekësisë ushtarake si “Arma Bakteriologjike dhe Mbrojtja kunder saj” si dhe shume manualeve e teksteve për mjeket dhe infermieret e mjekësisë ushtarake. Dr.Esat Duraku, mbetet një nga mjeket me nivel te larte kërkimor dhe shkencor ne Shqipëri. Ne epideminë e Kolerës ne Shqipëri me 1994, është autori i zbulimit dhe izolimit te shkaktarit te epidemisë, vibronit te Kolerës, diagnozes bakteriologjike dhe ndjeshmerise se 46 shtameve V.cholerae serovar Ogawa ndaj preparateve kimioterapeutike. Ne vazhdim te kësaj pune shkencore, ne vitin 1995 ne Spitalin Qendror te Ushtrisë organizoi Simpoziumin Shkencor per Koleren dhe qe vijoi me pas me prezantimet ne kete fushe dhe jashte vendit ne forumet ndërkombëtare te mjekesise ushtarake ne Gjermani dhe me botime ne revistat mjekësore ushtarake brenda e jashtë vendit. Dr.Esat Duraku po kaq i shquar sa ne mjekësi ka qene dhe ne sportin e shahut, duke qene kampion kombëtar i Shqipërisë ne vitet 1950-1970 duke përfaqësuar Shqipërinë brenda dhe jashtë vendit, me pas Kryetar i Federatës se Shahut nga 1980-1986 si dhe trajner i ekipit kombëtar 1980-1990. Ne periudhën e drejtimit te Spitalit Ushtarak si drejtor, ka qene mjaft korrekt, këmbëngulës ne protokollet e standardet e mjekimit, problemet shkencore dhe profesionale dhe mbi te gjitha për mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e spitalit ushtarak, te mos asimilimit te tij, duke vene një gur ne ruajtjen e traditës dhe zhvillimin e tij ne vitet qe e pasuan.
Per merita eshte dekoruar me medalje ushtarake dhe sportive si dhe Çertifikaten e Mirenjohjes me rastin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavarsise.
Familja Duraku humbi njeriun e dashur, mjekesia shqiptare nje nga emrat e njohur te saj ne fushen e mikrobiologjise.
Ne emer te kolegeve te Spitalit Universitar te Traumes dhe Njesise Mjekesore Ushtarake, i shprehim ngushellimet me te sinqerta familjes Duraku. Qofte i perjetshem kujtimi i tij.