14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Luan Sheshi

NUK MJAFTON…

Nuk mjafton e vetmja flutur,
rën mbi lule Majin të sjellë,
as një re shtigjesh e ngutur,
që stuhinë qiellit të mbjellë…
Edhe dallga shkëmbin thërret,
tek furishëm derdh zemëratë,
nuk mjafton një muzg i qetë,
te frenojë…memecen…natë…
Tinguj fati…ikin…dhe vijnë,
rën e ngritur…në amplituté,
shtegëtarët pas lën shtëpinë,
buzë Marsi kthyer me ngutë…
Nuk mjafton e brishta flutur,
rën mbi lule të sjellë Beharë,
nuk mjafton…një yll këputur,
që të shuaj të ndezurin farë…

Luan Sheshi: 30 gusht 2021…

“”””””””””””””””Mund të jetë një imazh i pemë, natyra dhe qiell

ME KOKËN PAS…
Me kokën pas,
kjo verë mërguar,
krye-varur buzë-plas,
fund-Gushtit lotuar…
Lotim ndër gjethe,
kuror mbi kokë,
mëngjes plot ethe,
shkon zvarrë përtokë…
Një shteg i zverdhut,
puth bregun zemëruar,
retë qiellit derdhur,
mbi shkëmb kaluar…
Me kokën pas,
mërgon kjo Verë,
ca gjethe përplas,
mesazh në derë…

Luan Sheshi: 29 gusht 2021…

“”””””””””””””””””””

VJESHTË PAK MË TEJ…
Zverdhur lart kurora vjen,
zogjtë gati për shtegëtim,
qetësinë flladi më s’gjen,
gjethja rën mbjell trishtim…
Degët supe zën e shkundin,
qielli i kaltërt nis tirmoset,
brigjet dallgët ç’i përkundin,
dal-ngadalë pylli plagoset…
Tymi zvarrë shkon shtëpive,
lëshon lot mëngjesit vesa,
mjergulla vello hedh çative,
zbathur kryet hesht ujdhesa…
Zverdhur lart kurora vjen,
gjoksin çar’ pyllnaja s’flet,,
qetësinë flladi më s’gjen,
nata ditën muzgut ç’e vret…

Luan Sheshi: 28 gusht 2021…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.