14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Luke Luka

KALAJA E VORRI ENIGMATIK
Kalaja “Rozafat” per shkodranet, gjithmone ka kene dhe asht nji liber legjendash te vjetra, te shkrume e te ndigjume, si keshtjelle lirije e trimnije!
Legjenda e murosjes se grues, tuneli i nendheshem, langu i bardhe qe rrjedhe neper muret e portaleve, sarangjet e puset, depot, kisha me kullen e saj, guvat e bedenat prej ka shikjon qytetin, liqenin, lumejt, kodrat e malet ne largesi, ja shtojne asaj hijeshine e madheshtine e krijojne ndjesi te çuditshme enigmatike!….Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
*
Kalaja e Shkodra jane te pandame me njena – tjetren.
Nji te hueji, po t’i permendesh emnin Shkoder, ne mendjen e tij menjihere i vjen “Rozafa” e legjenda e saj!..
Nuk gjene nji shkodran, i cili te mos e kete vizitu kalane me prindet e tij , kur ishte femije, me grupe shokesh apo ne ekskursionet qe organizojne shkollat!
*
Ndersa ngjitesh kodres per ne kala, neper rrugen e kalldramte, qe thirresh “Rruga e nizameve”, ne anen e djathte te saj, ishte nji vorr i rrethuem me hekura me ornamente zbukuruese, te mbushuna me pejna e copa pecash me ngyra e forma te ndryshme! Keto i vendosnin gra e vajza, se besonin ne forcen fatsjellese ne jeten e tyne!.
Po çka ishte ky vorr enigmatik?
Per kete thuheshin shume gojedhana misterioze, ku une po ndalem tek njena!..
Ma e perhapuna tregon se ne kohen kur Veziri jetonte ne kala me familjen e tij, kishte nji vajze shume te bukur (diku thuhet nji moter)!..
Ne mes te luftetareve, qe ruenin kalane, ishte edhe nji djale shume i bukur, me trup te bashem, fytyre te pashme e terheqese, i cili shkelqente i veshun me uniformen ushtarake te kohes.
Vajza e Vezirit e njohu e ra ne dashni me kete djalosh shkodran. Porsa prendonte dielli, hanes vend me i leshu, dy te rijte gjenin nji qoshe çdo nate me u taku!..
Kur Veziri e mori vesht kete lidhje, mbajti qendrim shume te eger….E nisi djaloshin ushtarak ne nji vend shume te larget….Ai u largu si zogu ne fluturim e vajzes i mbeti vetem dashnija si kujtim, sepse ai ne nji beteje atje u vra!..
Vajza e bukur, si gjethi i vjeshtes qe venitet, nuk muejti me e duru kete humbje.! Nji nate, trete ne kujtimet e dashnise se humbun, u hodh prej nji bedenit te kalase e ra ne po kete vend ku ndodhesh vorri i çuditshem enigmatik?!….
*
Sot ai nuk asht ma?..
Ne vitin1960 “Ruejtesit e monumenteve” me shije e mendesi te mbrapshta, pa asnji arsy e rrenuen kete vorr, i cili terhiqte kuriozitetin e vizitoreve te shumte te kalse, tuej u kthy si nji muzeum i vogel!.Ai vorr enigmatik i shtonte nji vlere ma shume legjendave te “Rozafes”!Ata plangprishes nuk menduen se objektet e vjetra jane cope e vogel e historise qe duhen ruejtun e vleresu!
* Ne foto ne “Rrugen e nizameve” ku ishte vorri enigmatik!
L.L. Zurich , janar 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.