16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Lulash Ara

Aman shef…mos më gjobitë
Se kam hall, kam shumë uri
Jam pa hanger tash tri ditë
Dola veç me kapë noj mi.
Tash i muaj s’kam dalë nga shpija
Kujë për mua ndermën si bjen
Thashë t’paktën Erion Velia
Me noj qese tash po vjen..!L'immagine può contenere: una o più persone e gatto, il seguente testo "Me kap nje mi dola zoti polic"
………..
Unë zbatoj ligjet e shtetit
Firmos gjobën, mos ban fjalë
Ashtë urdhër i prerë i Edit
Vetëm qentë ka thanë me dalë.
— — — — — — — — — — — —
Lulash Ara
ARBËRESHËT
KRENARIA E KOMBIT.L'immagine può contenere: 5 persone, persone in piedi e spazio all'aperto
Arbëresh qofshi bekuar
Gjashtë shekuj të larguar
Nga e bukura Arbëri
Ju dua, ju kam zili..!
Në çdo festë me këngë e valle
Veshur me rroba kombëtare
Dhe flamur të Kastriotit
Paçi bekimin e Zotit.
Edhe pse kaluat detin
E ruajtet identitetin
Mbetët arbër brez pas brezi
Ashtu siq e donte Gjergji.
Çdo shqiptar sot nepër botë
Le ta vëjë gishtin në kokë
Të ruaj gjuhë e origjinë
Si arbëreshët, gjaku ynë.
— — — — — — — — — — —
Lulash Ara
Me shnet Pashka u kjoftë
Miq, shokë e farefis
Jezu Krishti ju nimoftë
Që për ne vdiq në kryq.
U ringjall, hypi në qiell
Rrin përkrah të lumit Zot
Paqe e mirësi me na sjell
Që nevojë ka bota sot.
Sot në tokë qeverisë djalli
E njerëzimi s’ka qetësi
Peshkun e vogël e han i madhi
Kudo sheh veç padrejtësi..!
Mjerë ai që bien viktimë
Përmas djallit nisë vrapon
Drejtë humnerës ajë të prinë
Kurr ma dritën se shikon.
Lum kush ka zemrën e bardhë
Kush s’ban keq e dinë me falë
Se Jezusi ka me ardhë
Përballë djallit ka me i dalë.
Ka me zhdukë nga faqja e tokës
Bashkë me ata si shkojnë mas ti
Ka me i sjell paqe gjithë botës
Me vendos tjetër mbretni.
Shqiptarët festojnë bashkë
Siq ka thanë Fishta ma parë
Vërtetë kem Bajram e Pashkë
Por jem vëllezër, jem shqiptarë.
Mbani pra mëndjen te Zoti
Dhe te Jezusi mbret
Festa e gëzime ju shkoftë moti
Gëzuar e përshumvjet.
— — — — — — — — — — —
Lulash Ara
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.