9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Lumturije Fortuzi

SA PAK DUHET…..

Si ylberi qe shkelqen pas shiut,
si qielli sterre kur dalin yjet dhe hena
dhe sot nje dite dimri me diell,ndryshon e tera.
Qielli pa re,i ndritur perkedhel pemet e cveshura,
ato me puthje ja kthejne,me deget duar qe tunden nga era.
Ajri i lehte,i paster,i tejdukshem pa lageshti,
te kenaq dhe te mbush shpirtin me miresi.
Sa pak per te ndryshuar nje dite,pak diell megjithse fryn ere.
Lum ata qe kenaqen me gjerat e thjeshta ne jete
dhe nuk ndjekin veset dhe lakmin ne terr.

$$

ZOGJTE E MI U RRITEN….

Nuk jane me zogj,ju jane forcuar krahet
dhe pse per mua jane gjithmon te vegjel,
rruget e tyre jane hapur krejt,
shtegetimin po marrin ne jete.

Me lot i shikoj,lot gezimi
dhe duke i perkedhelur ju uroj:
“Udhe te mbare ne kete rruge te veshtire,
paci pervec mencuris dhe zemer te mire”

“”””””

PO. VJEN…..

Si skelete,te zhveshura pemet,
si shtriga pa koke e pa duar,
me gishta te gjata,te thata,te thata.
Vec mimoza sfidon plakun dimer te terbuar
me bocet e verdha,si zogj te gezuar.
Pas pemes trime ,si me frike fillojne te celin nga pak,
buleza te rralla,per tu mbushur plot nga e para.
Ndihen dhe ne ajer keto ndryshime,
vjen ere pranvere,e lehte dhe plot premtime.

“”””””””””””

VDEKJA

Nga syte shkeputen lot si yje te shuar,
shpirti tek del ne fyt te ka shtrenguar.
Ikja nga kjo jete nuk eshte gje e re,
asnje nuk eshte i perjetshem mbi dhe,
vec fjala dhe vepra e mire jeton per ne.
Te ndahesh nga jeta nuk eshte e lehte per asnji,
gjithkush loton ne heshtje per largimin e tij.
Si i pasuri i lumtur qe noton ne flori
dhe lypsari i plakur lufton si nje i ri
te shpetoje dhe nje dite nga kosa e vdekjes
qe mbi krye i rri.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.