Eh!Kjo dashuria jonë!
Tekanjoze,kokëfortë!
Nuk gënjehet, as ia hedh dot!
As koha nuk e fshin,
as nuk e ndryshon!
Jemi dy gjysma
që bëjnë një të plotë.
Fluturojmë në avionin e ëndrrës
drejt përjetësisë,unë Eva,ti Adam!
Eh, this is our love!
Capricious, headstrong!
Not lying, you can’t even throw it away!
Neither time can’t it erase ,
nor does it change!
We’re two halves
that make a complete.
We fly in the dream plane
to eternity, I Eve, you Adam!
O fjalët e mia të shenjta!
O pasioni im i ëmbël !
Unë,skllavja jote e butësisë klasike!
Qaj e dënes me rrëke lotësh për çdo varg,
për ty dashuria ime magji,
çast në përjetësi!
Ti nuk njeh ditëlindje as kronologji,
më merr larg,
shumë larg në tënden melodi!
Duke shijuar deliranten monotoni,
të kësaj bote njerëzish të trishtë,
të mpirë tërësisht,
që për çudi shohin gjithçka,
por nuk kuptojnë asgjë,
përveç krekosjes së tyre verbuese,
ndërkohë i lutem Zotit t’i shoh pa përçmim.
Mbush zemrën me akorde të brishta violine
e ëndrrat e mia pagëzohen altarit qiell,
kthyer në flutura të arta,
që puthen me rrezet e diellit.
Se shumë gjërave mund t’u shmangesh,
por erës së të vërtetës jo.
Ajo fryn nga malet,
zbret luginave e fushave,
bashkë me vajtimin e shpirtrave nën hënë.
Zbret rrugëve e nuk përfill asgjë,
i gris maskat,rebelimi i saj nuk pyet,
depërton brenda njeriut
fshikullon me forcë në emër të jetës.
Ku mediokrit duken qesharakë
pa pushtet kur u shkon pranë.
Ku gjithçka ndryshon formë
e askush nuk e njeh më veten
se dashuria e vërtetë
e zbulon cilët janë njerëzit.