16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Marjeta Shatro Rrapaj

Rekuem
Dëgjoj këlthitjet e erës së tërbuar,
degët e pemëve që vajtojnë gjethet e këputura,
retë e zemëruara që mblidhen para furtunës.
… dhe unë e vetme në kepin e pikëllimit.
Në molin e harresës humbas në kujtime.
Pres të vetmen anije shpëtimi.
…dhe deti, si deti në dallgëzim
mban larg anijet për ankorim.
Bota dergjet në barkun e natës.
Errësirë e akullt ,vrasëse ëndrrash!
Skajshmëri të boshatisura pakuptimësisë,
dënesje me ngashërime, kësaj nate të trishtë.
Zgjim i kujtimeve të fjetura tek unë.
Shpirti i lënduar nuk di ç’ të kërkojë.
Kujtimet e mbjella , si rrënjët e pemëve,
shtrijnë krahët e zgjatur, pafundësisë së botës sonë.
Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë dhe qiell

“””””””””””””””””””””””

Absurde
Les stoïques dans les batailles de rien,
nous construisons des châteaux de l’air seulement pour l’amour
de rêves nous raccourcissons leur vie.
Exilé de nous-même
avec l’impossibilité de défaire le temps,
avec ses tatouages ​​pénétrant la peau.
On peut être impatient,
ivre à l’opium du délire,
nous errons sans boussole
dans le cadre de l’absurde
à la recherche de l’âme.
Absurd
Stoics in the battles of nothing,
we build air castles
only for love
of dreams we shorten their lives.
Exiled from ourself
with the impossibility of undoing time,
with her tattoos penetrating the skin.
We can be impatient,
drunk on delirium opium,
we wander without a compass
as part of the absurd
in search of the soul.
Absurde
Stoikë në betejat e asgjësë,
ndërtojmë kështjella ajri
vetëm për dashurinë
e ëndrrave jetën ua shkurtojmë.
Mërguar prej vetes
me pamundësinë e zhbërjes së kohës,
me tatuazhet e saj depërtuar në lëkurë.
Na mund padurimi,
dehur nga opiumi i delirit,
endemi pa busull
si pjesë e absurdit
në kërkim të shpirtit.

“”””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.