9.5 C
Tiranë
E premte, 24 Prill 2026

Marsela Koçi

 

Fallsiteti dhe Riciklimi i pushtetit të kalbur Shqiptar, nuk do te kene asnjehere vënd mes Atdhetareve të vertete

Shqiperia ka nevoje per ndryshim parti dhe levizje te reja mbijne si kerpudhat pas shiut, pa kerkuar te lidhen me njera tjetren sidomos mes mërgatës shqiptare.
Nuk kerkojne te shohin nese ka pas dikush te njejten mendje por sa here qe lind nje e re ju duket sikur I dine te gjitha, automatikisht duke injoruar punen e te tjereve dhe vazhdimesine e qellimit.
Kush sepse ne karantine ju erdhi ndermend per te shpetuar Shqiperine, kush sepse mendon te jesh shkencetar je automatikisht ai qe do ndryshoje Shqiperine, kush sepse i ndan temat nder pjesetare se kush do te shaje diplomat fallso dhe kush do te shaje ministrine e diaspores, kush sepse shan Kryeministrin dhe jo Presidentin. Kush del e i Shan te gjithe por pastaj dalin neper mediat e korruptuara shqiptare e marrin fonde nga politika shqiptare.
Kush merr idene e tjetrit dhe thote do ta beje une, kush krijon peticione per diçka qe s’mund te ndodhi apo dicka qe eshte e sigurte sepse eshte bere me kohe propozim ne Parlament dhe ka te sigurt madheshtine personale.
Kush ngre flamurin perpara telekamerave dhe kur ftohet ne nje takim per Kombin te kerkon dhe leket e rruges e 200 lekeshin e byrekut. Kush sapo e ardhur ne emigrim dhe shkruan artikuj sikur te jete eksperte e emigrimit duke ja publikuar gjithe gazetat shqiptare. S’do se si ndodh kjo?!
Kush ben gjoja se do te bashkoje por vetem sundon, kush ne fcb ben patriotin por kur e kerkon ne takim nuk paraqitet. Kush shkruan Libra e ju duket se janë te paret qe flasin per kete teme.
O Atdhetare facebukian, duhet krijuar zinxhir me ata qe ishin dhe janë sakrifikuar për Kombin dhe ata qe po e vazhdojne punen e tyre , duhet krijuar zinxhir, sepse Shqiperia ka nevoje për të gjithe ne, jo të dali secili dhe të thoje une bera nje levizje të re por ti bashkohemi njeri tjetrit atyre qe vertete po mundohen te fillojne nje ndryshim. Psh ideja e mergates si aktor ndryshimi në politiken Shqiptare eshte hedhur dy vjet e gjys me pare qysh me levizjet e studenteve dhe vazhdoi me takime me të gjitha grupet shoqata në Shqiperi, Dardani, Iliride e diaspore. Normalisht të gjitheve j’u eshte derguar edhe ftesa si sot nje vit me pare per t’u mbledhur perpara Presidences apo sheshit Skenderbe, per t’u mbledhur nje Kuvendin Mbarekombetar ne Tirane, ne Senatin e Pajtimit dhe Bashkimit Kombetar në Tirane ku njerez të devotshem për Shqiperine shkuan dhe takuan vellezerit e tyre në Shqiperi. Janë bere levizje takime artikuj, intervista, lajmerime. Jane bere LEVIZJE, TAKIME Sy per Sy per ti njohur njerezit , eshte provuar bashkepunimi ne terren. Janë harxhuar para , sakrifikuar koha dhe familja sikurse dhe puna, me djerse.
Kjo do te thote pune sepse eshte e lehte te shkruash nga tastiera e te dalesh ne tv. Pastaj normalisht mediat shqiptare përzgjedhin me kujdes interlokutorin . Shume Atdhe dashuri e sinqerte atyre ju ben dem sikurse ju bene dem atyre qe drejtojne Shqiperine prej 75 vitesh e kerkojne medoemos riciklim ne fytyra qe paguajne e promovojne!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.