Sot është dita e emrit Tuaj të Shenjtëruar, e ëmbla, e mira dhe e paharruara mikja ime Maria. Por unë nuk harroj të të vendos një tufë lulesh tek shtëpia jote që prehej në përjetësi. Dhe urimi im del drejtëpërdrejtë nga zemra: Qofshë e paharruar. Emri juaj ndriçoftë dhe u mbuloftë nga drita e Zotit! Kjo ditë dotë na kish bërë bashkë sot rreth tryezës për të festuar motër. Por unë do ta pi një gotë verë para fotografisë suaj dhe do të uroj njësoj si athete kur gëzonim e festonim sëbashku: Le t’u gëzohemi ditëve plotë dritë që n’ a ka falur Zoti. Le t’ i lutemi Atij që të n’ a falij qetësinë, gjykimin e kthjellët, shëndetin, mirësinë në shpirt dhe dashurinë në zemër për njëri-tjetrin. Le të gëzojmë përgjegjësinë tonë për të përcjellur kudo dashuri në një botë të përçarë nga armiqësitë. MARIA. Pushofsh dhe u prehsh e qetë aty ku ke shkuar në amëshim, në strehën e Zotit. kujtimi dhe shpirti yt qofsfin të bekuar, o e paharruara dhe e shtrenjta Mari. Do të jemi çdo ditë badhkë kështu si sot, dhe kështu do jemi, me dorën përqafuar e fjalën e mirë në buzë. Fryma e shenjtë n’ a ndriçoftë dhe qoftë udhërrëfyesja jonë në jetë dhe përtej jetës. U prehsh në qetësi mikja ime e paharruar. Shkrova shkurt me dashurinë më të madhe.