FLITNI SHQIP, FOLSHI ME GISHTA !

Ne airoportin “Nënë Tereza”,
Dy shqiptarë, anglisht kuvenshin,
Lamsh e li, ne mnyra t’veta,
Njani-tjetrin sa mund rrejshin..!
Hupshin krejt, zanin e çojshin,
Ne anglisht te dy “t’papare”,
Kishin hall mos t’i kuptojshin,
Mos me i marrë kush per shqiptare…
Hej me det ç’po ban vaki,
Po, këta si janë nder mend?!
Si gramilli e “lejshin vi”,
E nuk bajshin “bef” kurrkend…
I pau njani prej anes s’ tyne,
U çue n’kamë si shtat’ herë zana,
Ooo, jua…..nanen tedyve,
Flitni shqip, more zhelana..!
Mos t’ju ndiej tue tarrtakatë,
E mos u shtini si anglezë,
Flitni si u ka folë yt atë,
A, qepni gojen, o faqezes..!
Nuk e di si s’ju vjen zor,
Gjuhes tone i qitni bishta,
Ju mos pritshi kurrë me folë,
Flitni shqip, folshi me gishta..!
Edhe unë n’Nju Jork jetoj,
Jam kaherë, qysh hanedan,
S’flas anglisht, pa pasë nevojë,
Edhe ku…n “oborrin” tand…
Jam ka plakem, m’janë rritë fmija,
Ua kam lanë nje amanet,
Kurdoherë n’ju dhasht’ mundesia,
Guri i randë peshon n’dhe t’vet…
VEBI KURTAJ
“””””””””””””””””
GJELI DHE GOMARI !

Permbi pleh e maja koshit,
Gjithmonë ne t’njejten menyre,
Gomari i thote kokoshit:
-Pse e këndon kengen me sy mbylle?
Gjeli:
-Asht’ e thjeshtë, nuk ka ndaj shkence,
Sekretin po ta tregoj,
Un e di kengen permenç,
S’kam nevojë që ta lexoj.
Gomari sa e degjoi,
I thote gjelit: kjo qe loja,
Edhe unë keshtu kendoj,
Desha vec te provokoja.
I ngerdheshur, sytë i msheli,
O bo bo, t’emen e s’emes,
Ç’mu desh te këndoj si gjeli,
Harrova tekstin e kënges.
VEBI KURTAJ
“”””””””””””””””
At’ regjim, kjoft’ per atëhere,
E kujtoj me neveri,
Buken e grunit me sheqer,
E kujtoj me nostalgji…
Ai regjim per shumë dekada,
Na shfrytëzonte, e kurrë s’na qaste,
Buk’ misri me mollatarta,
Kjo qe shihni, veç me raste…
Baba n’sheher radhë kur shkonte,
Me demek me ba pazar,
Ne te vegjelve gojen na njomte,
Me bukë gruni e sheqer t’bardhe…
Ndaj u shpreha kësi sojit,
Per sistemin, neveri,
Kësaj rriske s’i bie mohit,
Kur e shoh, kam nostalgji…