SHKRUAN: NEHAT JAHIU
ME KOMANDANTIN, ME KOMANDANTIN…
Sa e sa herë lexoj postime të ndryshme me tituj:
Me komandanit, me komandantin. Në të shumtën e herave ndalem dhe mendohem. A thua vallë sa shumë paska pasur komandanta!?… Në të gjitha luftërat shqiptare që u bërën në këto luftërat e fundit dhe them më shumë paska pasur komandanta se sa ushtarë. Më së shumti habitem me komandantantat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Unë sa mbaj mend që gjatë vitit 2001 nuk ka pasur aq shumë komandanta që i kanë prijë betejave në luftë dhe nga ata që i kam njohur disa kanë ra dëshmorë, ndërsa disa janë në mesin e të gjallëve, por tani aq shumë është shtuar numri i komandantave sa që kur bisedojë me ndonjë ish ushtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare edhe ata habiten se gjatë luftës nuk kanë dëgjuar për këta komandanta dhe asnjëherë nuk i kanë parë. Po nuk kanë faj ushtarët që nuk i kanë njohur të gjithë komandantat e tyre të luftës, sepse një numër të madh të këtyre nuk i kanë njohur, sepse asnjëherë nuk i kanë parë që të ishin së bashku me ata në pikat e luftës në ndonjë betejë, sepse këta ca “komandanta” të sotëm pozicionin e tyre e kanë pasur në podrume.Pas përfundimit të luftës kanë dalur nga podrumi dhe e kanë shpallur vehten komandant. Unë do të i kisha pyetur disa nga këta komandantat e podrumave se a e dinë cilët ushtarë janë plagosur në betaja të luftës? A ka ndonjë ushtar me plagë në trup dhe kurr komandantat nuk janë interesuar deri më sot se ku gjenden këta ushtarë me plagë në trup? Në çfarë kushte jetojnë këta ish ushtarë Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të plagosur dhe familjet e tyre? A thua vallë ua dinë emrat dhe mbiemrat!?… Eh, ju ca “komandanta” podrumash të vetshpallur?! Ju sot i njihni dhe i punësoni në vendet më të mira dhe ju jepni poste ushtarëve të Sllanës, ndërsa për ushtarët e vërtetë dhe me plagë në trup asnjëherë nuk jeni interesuar dhe edhe sot nuk interesoheni. Thirreni në emër të UÇK- së në zgjedhje, por ushtarët e vërtetë dhe me plagë të pashëruara në trup i keni harruar menjëherë pas përfundimit të luftës dhe me ca dezertera të luftës dhe disa që gjatë luftës e kanë sharë UÇK-në ju ca komandanta të vetshpallur i keni punësuar nëpër kabinetet tuaja dhe i keni avansuar në pozicione.