
Iluzion..
Njerëzit që deshëm më shumë së gjalli.
Shpirtrat e tyre i kemi kaq pranë.
Sa edhe zjarrin që i djeg nga malli.
Ata e shuajnë me lotët tanë.
Me krenarinë dhe të shenjtat bekime.
Në zemrat tona rrojnë përgjithmonë.
Sa herë përhumbemi nëpër kujtime.
Ndarja me ta është veçse iluzion..
S.Çoku 23-Korrik-2021
“””””””””””””””””
Qiriri..
Zhytur në mbretërinë e territ.
Qiririt i lutem për pakëz dritë.
Një nga një shkallët e ferrit.
Po i zbres ngadalë përditë..
S.Çoku 22-Korrik-2021
“”””””””””””””””””””
Refleksion..
Dëshira rrebele që më tundojnë.
Flladitin shpirtin tim të mjerë.
Me ëndërra që vitet nuk mjaftojnë.
Për ti realizuar ndonjëherë.
Thonë se shpresa vdes e fundit.
Kështu thonë, por unë s’e di.
Kur sërisht me shpatulla pas murit.
Fati do më përplas përsëri.
Nganjëherë e mallkoj botën.
Që vazhdoj ende të ankoj.
Jeta qënka një garë me kohën.
Ku askush s’mund ta fitojë..
S.Çoku 8-Korrik-2021