8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Me poeten Shpresa Gashi Zurnaci

LARG

Ty që shpirtin unë ta di
Mos kujto se nuk te njohe ty
Të njohe mbrëmda krejt qka ki
Te njohe dhe zemren tende te mire
Në syte e tu e pashë vetëvehten
Aty ndjenjat mu mu tretën
Aty gjeta një fole
Dhe filloj një bote e re
Shpirt binjak që kemi ne
Të dytë vuajme për Atdhe
Une ketu e ju ne Evropë
Sa mallë kemi për atë tokë!

Shpresa Gashi Zurnaci

“”””””””””””””””

NE ZEMRËN TIME JETON
Nje gongje ne dege te trendafilit
Ishe ti me arome te kendshme
Ngjyra jote verbonte çdo kend qe e shikonte
Nje bardhesi e rralle qe çdo kush e xholezonte
Kur ty te shikova
Syte e mi rane ne dashuri e me nuk u ndane
Nder te gjitha gongjet vetem ti lulezoje Dhe me qendroje prane
Ditet kalonin me diellin e henen
dashuria jone lulezonte
Si pranvera me lule e gjalle plote jete
Si trendafilin e bardhë në dorë
Zemra e ime ty ne brendi te shterngonte
Nga lotet qe lotuan
Syte u verbuar nuk pan me
Se vetem ty te te shihnin kerkuan
E zemra per ty ende vuan
Vuan….

Shpresa Gashi 1989

“””””””””””””””””

SONTE U PËRMALLOVA NËNË
Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme dhe pemë
Sonte deshta te vij te ti nënë
me yllin e parë që shkëlqen mbi qiell
se larg këtu malli më ka zënë
Ka mote që më djeg malli e smë nxenë as diell
Përtej largësive përtej gjirit tënd
jeta zbehet e merrë tjetër kuptim
Më mbanë një shpresë dhe një dashuri
e me to e ushqej dhe këtë mallin tim
Me dorën tënde shpesh e freskoj këtë mall
e mbi balle vendos kujtimet për ty
edhe këtu ku jamë larg sa larg
Jetoj me hallin tënd qe digjen ne sy
te mi
Ti aty në qytetin e ëndrrave të mia
e unë larg përtej eges
i numroj yjet qe ti sjellin përqafimet e mia
me dashurinë për ty nene
E ndajë qdo çast
Të sjell të fala e plot dashuri
Në këtë natë të mbushur plot yje
Dhe një ditë në perqafimin tënd do të vij
Ngrykas te qmallemi të dyja

Shpresa Gashi Zurnaci

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.