O ZOT, TË LUTEM!
I mbyllur jam në timen vetmi,
Në dorë unë mbaj një çifteli,
Melodia e saj sikur po vajton,
Se Shqipëria ime fort po lëngon.
Ku humbi shpata, e ku lahuta,
Ku humbi besa, e ku pushka?!
Në Shqipërinë tonë krijuan sektin,
Ditën lehin fort, e vetëm lehin…
Natën vrasin,e vetëm po vjedhin,
Nuk kanë as fe, s’kanë as atdhe.
Këso rracë robi s’ka kund mbi dhè,
Për së kthjellti,Zoti, ju lëshoftë rrufe!
Përse o Zot, shqiptarët të trazuar?
Largoju djallin në mendjet pushtuar,
Jepu dritë e frymën e shenjtëruar,
Të bëhëmi ne një komb i zhvilluar.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 21. 11. 2020)