Në ballkon, bisedoj me papagallin tim.
Eshtë nje zog shumë i zgjuar
I flas dhe ai fjalët e mia përsërit.
Por e burgosa siç më izoluan mua.
E pyes papagallin, a është i lumtur..
Kujdesesh për mua thotë: –jam i lumtur.!
“””””””””””””””””

E bukura e çdo mëngjesi është
Nëse dielli mungon dhe qielli është gri
Të ngroh ai dielli brenda vetes
Që të bën te ndihesh gjithë energji!
“”””””””””””””””””
Vargu i munguar, imi varg
Çuditshem, i lodhur
Palidhur..varg pa varg
Varg ndër varg.
Shpërthyes, trishtues
I ndrojtur, i çrregullt
Me pak fjalë.
Ashtu..
Rremujë..
Si imja jetë..
Për dashurinë
S’kanë ngelur më fjalë.
Thurur mjaft bukur.
Nga të dashur e poetë.
Humbur, përhumbur.
Ndër te miat fjalë
Kaq di, veç mirësi të fal
Më mungon pranvera
Sfondi shumëngjyrësh
Shija e këndshme e saj
Lulëzim lulesh.
Më vodhën pranverën
Shpirti im në natyrë
Si një lule dielli
Që fletët hap e mbyll.!