7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

MERI MEZINI

 

KALOVA MES FSHATIT TIM..Imazhi mund të përmbajë: Meri Mezini, jashtë

Kalova mes fshatit tim

malli më kish përvëluar

tokat kishin ngel lëndinë

s’kish njeri për ti punuar….

Lëmi fshatit ishte boshë,
s’kishte më zëra fëmije,
disa pleq që luanin letra,
pinin nga një gotë rakie….
Dhe mua më kish marrë malli të pija një gotë raki,
me turshi nga dora e nënës,
të ngrija dhe një dolli…..
Kujt ti thosha unë gëzuar?!
shokët s’ishin më aty,
ata jane pertej detit
Ikën ç’do ditë, nji e nga nji…
Kalova nëpër sokakë
më vinte për të qarë
pleqtë mbaheshin
në bastunë
plakat lotët lëshojnë ujë.
Afrom u puth dorën,
lotë nxorën sytë e mi,
ju kujtova unë fëmijet,
ishin moshatarët e mi…

Fshiva lotët unë me duar,

them me vete ku janë

vëllezërit?

do kthehen vallë

ku kanë jetuar?

Nga (Meri Mezini)

“””””””””””””””””

“Me vrau droga mos më vrisni dhe ju”

ky ishte libri im që ndodhet në librari tani.

Ose “Djelli brenda burgut tim”

Bashkouni me mua

ti ndihmojmë,

mos ti paragjukojmë

këta të rinj e të reja në shoqerinë tonë,

sidomos ata që ndodhen brenda,

kangjullave të burgjeve.

Gjithmonë ka një ditë të re

Një herë të parë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.