10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Meri Mezini

“NESËR DO SHKOSH NË KRAHËT E NËNËS”Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Më dridhet buza shpirti
më digjet
vëllai binjaku i shpirtit
tim
si ta përcjell në banesën e findit
ma coptove zemrën më helmove shpirtin tim.
Nesër do shkosh në krahët e nënës
babain fort do përqafosh
ti
të lutem mos ju trego për dhimjet që kalove
as pse ike kaq shpejtë mos u thuaj ti..
Unë do të puth ballin e ftohtë
do të qaj me ligje do të shaj ty
tani që do shijoje fëmijet që u rritën
Ike parakohe shpirt i motrës ti.
Do më marrë malli në mëngjezin e neserm
zërin tend s’do ta dëgjoj më
si do duroj mortra humbjen e vëllait
Iku kaq papritur iku përgjithnji.
“”””””””””””””””””””””””””””””

“SHIU SOT MË LAGU SHPIRTIN”
Buzët sot mi puthi shiu
binte lagu trupin tim
kërkonte t’më lagte shpirtin
t’më zgjonte ç’do kujtim.
Gjeta strehë mbas dritares,
shmanga rrëpitat e tij
nëpër pikëzat e shiut
shihja brenga dhe trishtim.
Zgjata duart kapja shiun
fryma po më mbahej mua
brenda pikave të shiut
gjeja gjërat që unë dua.
Mbyllja sytë prisja shiun
ai binte gjith gjith rrëmbim
gërsheta mi bënte ndjenjat
qaj qesh a’po është lëndim.
K’tu mbas shiut unë kujtoja
kur kish ardhur dashuria
dhe kur iku u trishtova
sot më mbyt melankolia.
Uji kullonte përmbi buzë
buzën time ledhatonte kujtoja puthjet e zjarta
dikur çadra i mbulonte.
Eh more shi sa bukur bije
sot buzëqesh dhe qaj me ty
ti më lag zgavrat e shpirtit
nostalgjinë më sjell aty.
Shiu puthi buzën time
apo unë putha atë
shpirti i do edhe kujtimet
vinë me shiun s’ikin më…
Nga( Meri Mezini)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.